Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi këtë të shtunë pesë nga ndeshjet e javës së shtatë. Ra në sy fitorja 3-1 e Stuttgart kundër Wolfsburg, me vendasit që mbajnë kreun e renditjes me 18 pikë. Golat për Stuttgart u shënuan nga Guirassy në minutat 67, 78 dhe 82, duke përmbysur golin e Gerhard në të 34 minutë.
Te tri pikët dhe vendi i dytë shkoi Dortmund, që në shtëpi përmbysi Union Berlinin. Golat e Gossens dhe Bonuccit nuk i mjaftuan kryeqytetasve. Tri pikë edhe për Darmstadt, që në udhëtim fitoi 1-2 me Augsburg.
Spektakël në ndeshjen e mbrëmjes, ku Werder Bremen humbi 2-3 ndaj Hoffeinhaim. Miqtë shënuan vetëm në minutën e 90+2, me fundin e ndeshjes që ishte emocionues.
Kur mbeten edhe tre ndeshje për të mbyllur këtë javë, Stuttgart kryeson me 18 pikë, ndjekur nga Dortmund me 17-të dhe Leverkusen me 16 pikë. Nesër në 15:30 Leverkusen pret Koln, ndërsa në 17:30 Bayern Munich luan me Freiburg. Java e shtatë e Bundesligës mbyllet me Frankfurt - Heidenheim në 19:30.
Bundesliga - java 7:
Augsburg 1-2 Darmstadt (Demirovic 86' / Skarke 52', Kempe 70')
Dortmund 4-2 Union Berlin (Fullkrug 7', Schlotterbeck 49', Brandt 54', Ryerson 71' / Gosens 9', Bonucci 31')
Leipzig 0-0 Bochum
Stuttgart 3-1 Wolfsburg (Guirassy 67', 78', 82' / Gerhard 34')
Werder Bremen 2-3 Hoffenheim (Schmid 17', Stage 90+1'/ Beier 8', Promel 29', Bulter 90+2')
Renditja:
S.DH/ReportTv.al