Rendi dhe siguria/ Drejtori i policisë Sokol Bizhga shkon në Shkodër, mbledh drejtorët mes tyre dhe Edmond Sulaj

14 Shtator, 14:59| Përditesimi: 14 Shtator, 15:23

  • Share

Shkoder- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, zhvilloi një takim informal në Drejtorinë e Policisë Vendore të Shkodrës.

Ky është një nga takimet e tij të para pas marrjes së detyrës, ku zëvendësoi Muhamet Rrumbullakun pas dorëheqjes së tij më 5 shtator 2024. Bizhga zgjodhi Shkodrën si një nga ndalesat e para për të biseduar me drejtuesit e policisë vendore.

Ai eshte takuar me drejtorin e policisë Edmond Sulaj, zëvendës drejtorët dhe shefin e komisariatit. Vizita e tij vjen pas akuzave të ngritura ndaj drejtorit Sulaj nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, akuza të cilat Sulaj i ka mohuar në një reagim publik.

Në këtë takim, Bizhga kërkoi një angazhim më të madh për parandalimin e ngjarjeve kriminale në qytet, duke theksuar nevojën për vigjilencë të shtuar në Shkodër, pas disa ngjarjeve të fundit që kanë rritur shqetësimet për sigurinë në këtë zonë.

Sokol Bizhga u komandua në krye të policisë së shtetit pas largimit të Rrumbullakut. 

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doda: 15/09/2024 10:20

    Drejtori është shum i përkushtuar! por nuk ka staf për të punuar, se shumica e tyre janë të lidhur me bandat,hajdutët,kriminelët,që e bon tëpa mujtur që të bohet puna siç duhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?