Regjistrimet në Universitetin e Korçës, braktiset mësuesia, studentët zgjedhin sportin, infermierinë dhe informatikën

7 Shtator, 16:44| Përditesimi: 7 Shtator, 16:53

  • Share

 Në Universitetin e Korçës deri më këtë fazë janë plotësuar mbi 50% e kuotave. Degët e sporteve janë plotësuar, ndërsa regjistrime të larta ka dhe në infermieri.

“Mbi 50% e kuotave, janë plotësuar në Universitetin e Korçës deri në këtë fazë të regjistrimeve. “Ka regjistrime në të gjitha degët. Kemi një numër pak më të lartë se vitin e kaluar. Ka një shtim, por edhe shpërndarje nëpër gjitha degët” tha Rektori i Universitetit të Korçës, Lorenc Ekonomi.

Rektor i Universitetit të Korçës tha për Report t se degët më të preferuara janë ato të sporteve tashmë të plotësuara, infermieria, teknologjia e informacionit dhe dega e re e hapur këtë vit për herë të parë, ajo e inxhinierisë kompjuterike.

“Këto studentë që vijnë të parët janë me mesatare shumë të lartë. Që ditën e parë janë plotësuar sportet, infermieria është goxha mirë. Kemi rritje në teknologji-informacioni, inxhinieri kompjuterike degë e hapur këtë vit. Financa. Kudo ka interes. Për herë të parë hapet dega e inxhinerisë kompjuterike. Është degë e përbashkët me Politeknikun ne Tirane dhe kemi prurje goxha të mira”, u shpreh Ekonomi.

Më pak të preferuara janë degët e mësuesisë si Matematikë, Fizike, Gjuhë-Letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash. Po kështu interes i ulët paraqitet dhe për Ekonomiksin.  

Viti i ri Akademik do të nisë më 7 Tetor, ndërkohë që regjistrimet për vitet e para do të zgjasin deri më 13 Shtator.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?