Reforma Zgjedhore/ Maliqi:Opozita parlamentare e përçarë, një mandat i dytë për Trump do të ndikojë drejtpërdrejt

6 Qershor 2020, 19:52| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 20:13

  • Share

Deputeti Lefter Maliqi  i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në Report Tv është shprehur se Opozita Parlamentare është e përçarë sa i takon qëndrimit për Reformën Zgjedhore.

Deklarata e Maliqit vjet pasi krerët e grupeve parlamentare të opozitës kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë reformën zgjedhore, pa u plotësuar tre kushte, që kanë të bëjnë me ndryshimin e sistemit, depolitizimin e komisioneve zgjedhore dhe votën e emigrantëve.

Ai ka shtuar se një mandat i dytë për Donald Trump në SHBA do të ndikojë drejtpërdrejtë në politikën shqiptare. Maliqi ka theksuar se zgjedhjet e nëntorit në SHBA do të ndikojnë dhe nëse fiton Trump ndikimi do të jetë më i madh në sistemin e drejtësisë sepse vetvetiu i frikëson të korruptuarit, apo politikanët.

"Nëse Donald Trump do marrë mandatin e dytë, kjo do e bëjë më të fortë që të menaxhojë situatën në Ballkanin e përçarë. Ne do të jemi më të fortë pas nëntorit. Departamenti Amerikan i Shtetit do të mëshojë më fort", tha Maliqi.

Maliqi tha për zgjedhjet e vitit që vjen se nëse opozita përçahet fiton e majta, por nëse qëndrojnë kështu atëherë është drejt fitores.

"Nuk fiton PD por Opozita e Bashkuar, nuk humb PS por Rilindja, por e rëndësishme është që ndërkombëtarët arritën që opozitën ta fusin në shinat e demokracisë", ka theksuar Maliqi.

Në lidhje me Këshillin Politik të Reformës Zgjedhfore ai tha se nuk janë ata që vendosin por janë liderët politikë.

"Duke ndërhyrë ata do të thotë se komisioni sjell frymën e liderëve të partisë. Sido që të jetë tregon se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje. I uroj suksese, pavarësisht gabimeve që do të bëjë opozita e bashkuar, problemet për shqiptarët do të vazhdojnë. Ky komision thjesht negocion propozimet e liderëve dhe vendosin ata", shprehet ai.

Për pyetjen se cilën anë do të mbajë, ai tha se do të mbështesë Opozitën e bashkuar.

Kujtojmë se Maliqi sulmoi ndërkombëtarët para tre ditësh nga foltorja e Kuvendit, që i akuzoi se me atë që po bëjnë me reformën zgjedhore nuk po mbrojnë interesat e popullit shqiptar. Gjithashtu ai bëri thirrje për mosbindje ndaj policisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 07/06/2020 14:34

    Ti do te zgjillesh serish kapter i ushtrise Oh i Policise Likja so marri dy detyra president dhe k/minister

    Përgjigju
  • Zenelaj pas kodres: 07/06/2020 11:38

    Lefter mailiqi njeri ordiner qe nuk ka moral, injorant, i pabese, santazhues, patetik, delirant...kerkon te behet protagonist...me mendimin se sali berisha apo ilir meta do ta marrin perseri ne klanin e tyre te bej sherbetorin, sic ka bere gjithmone gjate gjithe jetes se tij prej zvarraniku... Pervec horrave dhe trafikanteve te beratit askush tjeter Jo vetem qe se beson ne brockullat qe nxjerr nga goja e tij e ndyre e Jo ma ta mbeshtesin. Ta gezoj dhe kete mandat te dhuruar dhe te zhduket. Politika nderkombetare paska mbetur ta analizoj batakciu lefter malinjil...qe kush e njeh nga afer e thote me te drejte lefter LAVIRJA!

    Përgjigju
  • Berti: 07/06/2020 08:57

    Po fitoi Trump fiton edhe Lefteri,ose e kunderta,po humbi,humb Lefteri.Si ka mundesi qe nje fshatar debil,si Lefteri,eshte deputet?E tmerrshme

    Përgjigju
    • Albanian: 07/06/2020 14:31

      Ca lidhje ka Trump me zgjedhjet e pista ne Shqiperi kete se kuptoj aspak une?! Ore ju jeni ftohur te gjithe ne bythe dhe mjere ai popull aty thuaj pa dihet perfundimi I zgjedhjeve.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?