Momente nga operacioni delikat

Realizohet me sukses ndërhyrja e rrallë në Spitalin Memorial të Fierit, mjekët heqin tumorin në zonën e kërbishtit! Ministrja koçiu: Delikate

4 Qershor, 18:58| Përditesimi: 4 Qershor, 19:02

  • Share

Një ndërhyrje e rrallë u realizua me sukses  tek një pacient 63 vjeç, i diagnostikuar me një formacion (Sarcome) në shkallë të avancuar në zonën sakrale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “gjatë ndërhyrjes së kryer me sukses nga bashkëpunimi i ngushtë midis mjekëve specialistë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe të Spitalit Rajonal “Memorial” Fier u realizuan procedurat kirurgjikale të heqjes radikale të një mase tumoriale në zonën e kërbishtit të pacientit.

Koçiu tha se pacienti gëzon shëndet të plotë, ndërsa shprehu mirënjohje për stafin e mjekëve.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?