Ancelotti përballë Gasperinit

Real Madrid dhe Atalanta sfidohen për Superkupën e Evropës, Gasperini: Parashikimet përmbysen! Ancelotti: Mbappe i motivuar

14 Gusht, 09:09| Përditesimi: 14 Gusht, 10:52

  • Share

Berat Gjimshiti kundër Kylian Mbappe, ky do jetë dueli i mbrëmjes së sotme në stadiumin e Varshavës në Poloni, aty ku Real Madrid dhe Atalanta do përballen në orën 21:00 në finalen e Superkupës së Evropës.

Përpara ndeshjes së rëndësishme, për mediet folën dy trajnerët.

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini pranoi se përballë është skuadra më e suksesshme në botë, por premtoi se ekipi i tij do të luajë me krenari për të zhvilluar një ndeshje të madhe.

“Nuk kemi asnjë vështirësi. Vijmë të luajmë një ndeshje prestigji të madhe. Do të jemi me entuziazmin e zakonshëm dhe me dëshirën për të mahnitur ata që na ndjekin. Përballemi me ekipin më të suksesshëm në botë. Duhet të luajmë me krenari për të zhvilluar një ndeshje të madhe. Është mirë që përballem me Ancelottin në një finale europiane, pas një kohe të gjatë. Në futboll ndonjëherë parashikimet përmbysen”, u shpreh trajneri i bergamaskëve.

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, synon trofeun e parë sezonal.

“Skuadra është në gjendje të mirë. Lojtarët janë rikthyer të gjithë nga pushimet. Mund të luhet një ndeshje intensive ndaj një kundërshtari të fortë. Nëse ata kanë ardhur deri këtu, do të thotë se kanë bërë shumë mirë vitin e kaluar. 

Mbappe është lojtar i madh. Një futbollist i talentuar, i motivuar. Sigurisht që është shumë i lumtur që është këtu dhe është gati të japë kontributin e tij. Çelësi i suksesit këtë sezon do të jetë padyshim ekuilibri në mbrojtje. Lojtarët duhet të sakrifikojnë për të rifituar topin. Është e vështirë për të parashikuar si do të luajmë në sulm, do të varet edhe nga cilësia e lojtarëve përpara”, deklaroi Ancelotti. Italiani nuk do ketë të gatshëm Camavingan, që u dëmtua në stërvitjen e fundit.

Real është kampion i Champions League, ndërsa Atalanta kampione në Europa League.

Ora 10:49
Dëmtimi në stërvitje, ylli i Real Madridit humbet finalen ndaj Atalantës


Ylli i Real Madrid, Eduardo Camavinga u detyrua që të largohej nga stërvitja për shkak të një goditjeje të fortë që mori nga Aurelien Tchouameni. Testet e para mjekësore përjashtuan ndonjë lëndim serioz, megjithëse tani është raportuar se Camavinga nuk do të luajë ndaj Atalantas.

Gazetari spanjoll Miguel Angel Diaz ka konfirmuar se ylli francez do t’i mungojë Real Madridit në finalen e nesërme dhe do t’i nënshtrohet të enjten disa testeve mjekësore të reja në Madrid.

Real përballet këtë mbrëmje në 21:00 kundër Atalantës në finalen e Superkupës në Varshavë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?