Raporti I KE-së, Zhupa: Liria e Medias një nga pjesët më të zeza! Do propozoj gjoba më të larta për zytarët që nuk japin informacion

5 Nëntor, 16:17| Përditesimi: 5 Nëntor, 16:31

  • Share

Tirane- Me progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë në duar, kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimin, Ina Zhupa, kapitullin për lirinë e medias e quajti një nga pjesët më të zeza të atij dokumenti.

“Një nga pjesët më të zeza ishte pjesa e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, tha Zhupa.

Zhupa thotë se nevojitet reflektim i thellë, fillimisht i institucioneve, teksa akuzon qeverinë se nuk ka vullnetin e duhur për të përmirësuar lirinë e medias më vend.

Ajo që vinte në dukje BE është një sjellje intimiduese ndaj gazetarëve, vullnet i mazhorancës për të mos kaluar asnjë ligj që rrisnin sigurinë dhe garancinë për gaztorët dhe është vullnet për ta mbajtur si një flluskë të mbyllur aktivitetin qeveritar. Liria e medias jo vetëm varet shumë nga qeveria dhe nga Kuvendi, por edhe nga gjuha në të cilën ne politikanët i drejtohemi gazetarëve apo tentojmë të intimidojmë gazetarët. Për mua është e rëndësishme që ky raport të lexohet qartësisht nga Kuvendi i Shqipërisë, të lexohet qartësisht nga ky komision dhe të merren hapat e duhur të paktën për adresimin e kuadrit legjislativ në mënyrë që të avancojmë në axhendën që na ka vendosur BE” u shpresh ajo.

Të njëjtin reflektim, kërkon edhe nga kolegët e saj në opozitë.

“Edhe për kolegët e mi do të reagoj njësoj”

Zhupa tha se do të propozojë ndryshime ligjore për të lehtësuar marrjen e informacionit nga gazetarët.

Do kërkoj ndryshime legjislative për të kufizuar kohën e marrjes së informacionit, plus ndëshkim më të lartë nëse nuk jepet informacioni"

Në konferencën për gazetarët, Zhupa kritikoi edhe Radio televizionin Shqiptar, I cili tha ajo ende nuk ka hapur garën për drejtorin, pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?