'Ramës i ra maska', Bardhi: Prano listat e hapura 100 % dhe tërhiq ndryshimet për ndalimin e koalicioneve

24 Korrik 2020, 19:56| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 19:57

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se detajet se si dhe sa do të hapen listat do të diskutohen pas 30 korrikut pasi këto rregullime do të bëhen në Kodin Zgjedhor, por për sekretarin e Përgjithshëm të PS, Gazment Bardhi kjo është një rënie e maskës së Ramës që nuk do listat e hapura por të ndalojë koalicionin opozitar.

"Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë", shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Basha pranon listat e hapura 100%, por kushtëzon: Të mos preken koalicionet! Rama: Më 30 korrik kalojnë ndryshimet kushtetuese, detajet për listat i diskutojmë pas votimit


  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?