Mesfushori Ylber Ramadani

Ramadani flet nga grumbullimi: Italia? Gjithmonë luajmë për fitore, Sylvinho ka krijuar grup të madh! Broja mund të luajë për çdo ekip në botë

12 Qershor, 19:41| Përditesimi: 12 Qershor, 19:46

  • Share

Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani nga grumbullimi kuqezi ka folur median prestigjioze 'Sky' ku ka treguar ecurinë e përgatitjeve në kuadër të fillimit të kampionati Europian 2024, ku Shqipëria ndeshjen e parë do ta luajë të shtunën në Dortmund përballë Italisë.

‘Në Itali ka shumë shqiptarë, shprehet mesfushori, ne jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Kampionatin Europian. Italia? Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar. Mister Sylvinho ka krijuar një grup të madh, ne jemi shumë të bashkuar. Kemi bërë një grup fantastik, shpresojmë të përsërisim veten në Kampionatin Europian.'

Më tej, ai vlerësoi cilësitë që ka në fushë kombëtarja e Italisë, ndërsa për të ardhmen nuk deshi të komentojë duke thënë se është i përqendruar tek kampionati europian.

Sakaq, Ramadani u pyet nga Sky edhe për Armando Brojën, nëse i ka kërkuar këshilla për kampionatin italian.

‘Jo, ne jemi të fokusuar vetëm në Kampionatin Europian. Ai është një lojtar i fortë që mund të luajë në çdo ekip në botë, ai ka potencial shkatërrues’, u shpreh Ramadani.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?