Rama në Bruksel! Borrell mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor: Jeni prioritet për politikën e jashtme të BE

11 Maj 2022, 09:04| Përditesimi: 11 Maj 2022, 22:30

  • Share

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë pritur mbrëmjen e sotme në një dark jo formale nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell në Bruksel.

Disa orë përpara darkës joformale, Borrell deklaroi se Ballkani Perëndimor është prioritet i BE-së për sa i përket politikës së jashtme. Në konferencë për shtyp doli edhe presidenti serb Aleksander Vuçiç i cili tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës do të ishte një “shkelje” e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit. Ndërkohë ministria e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla lajmëroi se ditën e premte do të zhvillohet takimi i radhës mes delegacioneve Kosovë-Serbi.

Të pranishëm në takim ishin kryeministri Edi Rama, presidenti malazez Milo Gjukanoviq, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës Zoran Tegelti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervala.

Gjatë takimit liderët kanë diskutuar lidhur me sanksionet ndaj Rusisë si dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në BE.

Tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit me BE-në.

Liderët nga Ballkani Perëndimor do të flasin para mediave Bruksel në fund të darkës.

Ora 22:20
Dialogu Kosovë-Serbi, Gërvalla: Të premten delegacionet takim në Bruksel, momenti t’i japim fund bisedimeve pa rezultate

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervala paralajmëroi se delegacioni i Kosovës me në krye zëvendëskryeministri Bislimi do të zhvillojë një takim me atë të Serbisë të premten.

Ajo e dha lajmin në një deklaratë për mediat nga Brukseli, ku shtojë se ka ardhur momenti për t’i dhënë fund takimeve të shpeshta pa rezultat dhe të arrihet një marrëveshje.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do të vijë këtu për të arritur një marrëveshje. Dialogu asaj duhet t’i shërbejë arritjes së marrëveshjeve dhe jo takimeve të shpeshta pa rezultate. Prandaj ai do të jetë të premten këtu dhe do të shohim se çfarë rezultatesh do të kemi. Delegacioni i Kosovës është shumë i gatshëm.”, tha ajo.

Ora 21:26
Vuçiç në Bruksel: Do të përgjigjemi seriozisht nëse Kosova aplikon në Këshillin e Evropës

1652297468_1339807.jpg

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës do të ishte një “shkelje” e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit.

Ai tha po ashtu se nëse Kosova aplikon në KE, do të ketë një “përgjigje serioze”.

“Është një pyetje e vështirë për ne. Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin, për të destabilizuar Serbinë. Sonte do të flas për këtë më në detaje. Nëse e bëjnë, atëherë është e qartë se për ta nuk ka marrëveshje as të Brukselit e as të Uashingtonit. Do të jetë interesante të shohim se kush do t’i mbështesë për një gjë të tillë. Në do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë”, tha Vuçiç, sipas raportimit të Agjencisë së Lajmeve serbe “B92”.

Ora 21:21
Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski, ja kush janë liderët e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në takimin në Bruksel me Borrell

Drejtuesi i presidencës se Bosnjes Milorad Dodik, kryeministri Edi Rama , presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, presidenti malazez Milo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervala. Këto janë liderët e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në takimin e sotëm jo formal në Bruksel

Ora 20:34
Rama në Bruksel, shtrëngon duart me Borrell

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi nga Brukseli me kreun e Diplomacisë Europiane dhe Zv.Presidentin e Komisionit Europian Josel Borrell.

Ai ka ndarë një foto teksa të dy buzëqeshin dhe shtrëngojnë duart.

 

Ora 19:11
Takimi në Bruksel, Borrell: Ballkani Perëndimor, politika jashtme më e rëndësishme për BE

"Ballkani Perëndimor është politika jonë e jashtme më e rëndësishme", ka deklaruar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell para darkës joformale që ka organizuar me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën, më 11 maj.

"Ballkani Perëndimor është pjesë e gjeografisë sonë dhe dëshirojmë të përballemi së bashku me veprimet përçarëse të Rusisë drejtpërdrejt në rajon përmes dezinformimit dhe sulmeve kibernetike", tha Borrelli para darkës.

“Unë e mirëpres që shumica e partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor janë në përputhje të plotë dhe që nga dita e parë me përgjigjen e BE-së ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe u bëj thirrje të tjerëve ta bëjnë këtë. Shumica e kanë bërë, dhe po u bëj thirrje të tjerëve ta bëjnë”, theksoi Borrelli.

"Takimi sonte do të ushqehet me angazhimin e vazhdueshëm me Ballkanin Perëndimor, i cili mbetet prioriteti ynë strategjik", deklaroi ai.

Ndër tjerash Borrelli tha se nuk ka hapësirë për cenim të sovranitetit, por edhe të unitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Do të duhet të jem shumë i sinqertë në këtë drejtim me zotin Dodik këtë mbrëmje”, deklaroi Borrelli.

Borrelli tha gjithashtu se sot bota është në një situatë krejtësisht të ndryshme që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u zhvillua takimi i fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Në shtator askush nuk mund të priste që ne do të jemi me një agresor, duke rikthyer luftën në Evropë dhe duke parë këtë ndikim shkatërrues të gjakderdhjes së pakuptimtë. Evropianët nuk e mbajnë mend luftën dhe tani e shohim luftën në kufijtë tanë”.

"Lufta e fundit në Evropë ishte në Ballkan, tani është në Ukrainë dhe sot do të jetë një rast i mirë për të diskutuar mbi ndikimin global dhe rajonal të kësaj lufte të Putinit, një luftë ilegale kundër popullit ukrainas dhe kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, theksoi ai.

Ai tha se dëshiron të diskutojë me “partnerët tanë më të afërt, gjashtë liderët ballkanikë se si mund t'i trajtojmë së bashku pasojat e kësaj lufte”.

“Si gjithmonë unë jam i etur të dëgjoj për shqetësimet e këtyre liderëve, duke pasur parasysh këtë situatë dhe mënyrën se si ta trajtojmë ndikimin negativ në luftën e Putinit për ushqimin, energjinë dhe stabilitetin në kontinentin tonë të përbashkët”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, tha se nga darka joformale pret që të ketë një bisedë për perspektivën dhe integrimin e shpejtë të rajonit të Ballkanit.

"Në këtë darkë presim të kemi një bashkëbisedim pozitiv rreth perspektivës për një integrim më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian”, tha Gërvalla.

Burimet diplomatike në Bruksel thonë se në këtë takim do të diskutohet edhe për implikimet që ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor lufta në Ukrainë, për përballjen me fushata të dezinformimit dhe për rrezikun që mund të paraqesë për rajonin tentimi i Rusisë për të bërë veprime destabilizuese.

Të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Serbisë, u janë bashkuar qëndrimeve të BE-së rreth agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe i kanë mbështetur edhe sanksionet ndaj këtij shteti. Përshtatja e vendeve të rajonit me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë është pothuajse 100 për qind, përveç në rastin e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Në BE pohojnë se presin edhe nga Serbia që t’i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë që i ka vendosur Bashkimi Evropian, sepse në këtë mënyrë do të dëshmohej përkushtimi i qartë i saj për të ardhmen evropiane.

Edhe pse në BE janë të kënaqur për votën e Serbisë në OKB për të përjashtuar Rusinë nga Komisioni për të drejtat e njeriut, mes vendeve anëtare të BE-së ekziston një zhgënjim i madh për kundërshtimin e Serbisë që t’i mbështesë edhe sanksionet ndaj Rusisë.

Pritet që liderët të diskutojnë edhe për nevojën që BE-ja të jetë më e angazhuar në përshpejtimin e procesit të zgjerimit, si proces i cili ndikon edhe në dinamikën e reformave dhe në bashkëpunimin rajonal mes tyre.

Tradita e mbajtjes së një darke të tillë joformale ishte nisur nga paraardhësja e Borrellit, Federica Mogherini, e cila takonte liderët e Ballkanit çdo vit në darkë joformale, për të diskutuar për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat përballej ky rajon.

Pjesëmarrjen në darkën në Bruksel e kanë konfirmuar: ministrja e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Kosova përfaqësohet në këtë darkë joformale me kryediplomaten Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, gjenden për vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Para darkës joformale, të gjithë pjesëmarrësit do të zhvillojnë bisedime të shkurtra dypalëshe me shefin e diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell./ REL

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kistra: 11/05/2022 21:40

    Dy jane mashtrimet me te medhaja per ne, suksesi i reformes ne drejtesi dhe procesi i integrimit ne BE. E para eshte nje deshtim spektakolar, dhe e dyta tallje e truk per te na mbajtur te lidhur nepermjet iluzioneve. Te kuptohemi, do te donim te ishin te suksesshme te dyja, padyshim.

    Përgjigju
  • Nensi: 11/05/2022 13:39

    Shpresoj te kemi lajme pozitive nga ky takim dhe shpeesojme qe edhe ne te futemi ne BE

    Përgjigju
  • bujari: 11/05/2022 12:49

    Je nje lider i vertete qe po mbeshetetet nga te gjitha shtetet , respekte

    Përgjigju
  • Rei: 11/05/2022 12:36

    Me ju do te arrijme majat.Takime te tilla paci sa me shume dhe uroj te kemi vetem lajme te mira.

    Përgjigju
  • Rindi: 11/05/2022 12:36

    Nga ky takim te shpresojme qe te kemi ndonje lajm pozitiv per integrimin ne BE .

    Përgjigju
  • alfred: 11/05/2022 12:35

    Jemi te vetdijshem qe shume shpejt ne kemi per te hyr ne BE.e them se duke pare punen dhe hapat qe kryeministri yne ndermerr them se vetem gjera te mira kane per te ndodh per vendin tone

    Përgjigju
  • Astrit: 11/05/2022 12:35

    Shpresoj qe ky takim te sjelle lajme te mira per vendin tone pasi kemi pasur goxha progres ne shume sektor te ekonomise

    Përgjigju
  • Eri: 11/05/2022 12:35

    Per sa kohe qe Rama ka qene ne krye te shtetit tone kemi pare vetem arritje te medha sic jane dhe takimet me njerez me pozite te vendeve te huaja.Fale tij do te ecim perpara.Suksese ne cdo takim.

    Përgjigju
  • Klara: 11/05/2022 12:20

    Rama ka qen nje nga politikanet i cili ka shprehur gjithmone qe eshte pro paqes dhe i ka dhene nje ndihme ukraines. Shpresoj qe dhe me gjithe keto investime ne te hym sa me shpejt ne be sepse kryeministri yne po mundohet shume per kete gje

    Përgjigju
  • Xhavit: 11/05/2022 12:17

    Duhet te bashkohemi te gjithe me shume se kurre per te dhene kontributin tone per Ukrainen.Me ju kryeminister ne krye se shpejti ne BE

    Përgjigju
  • Klodian: 11/05/2022 12:16

    Z Rama na nderon duke marre pjese ne darka te tilla. Me nje qeverisje te tille si kjo e Kryeministrit tone shume shpejt do te ikim drejt BE.

    Përgjigju
  • Arbërori: 11/05/2022 11:34

    Enver Hoxha ka vdekur o km bq, vetëm kopilët i kan mbetur gjysëm të gjallë (një nga kopilët je ti)…!

    Përgjigju
  • Arbërori: 11/05/2022 10:43

    Europianët e kuptojn shumé mirë që ky i pa fytyr është zëdhënës dhe avokat i serbis dhe rusis, askush nuk ia fut më …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?