Rama ‘thumbon’ opozitën: Rrokanisin kokën e dynjasë për të krijuar idenë që qeveria është në krye të një ushtrie me banditësh e hajdutësh

13 Shtator, 11:47| Përditesimi: 13 Shtator, 16:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën teksa u shpreh se “rrokanisin kokën e dynjasë”, sipas tij për të krijuar idenë që qeveria është në krye të një ushtrie me banditësh e hajdutësh.

Rama i pranishëm në takimin e zhvilluar për sigurinë në shkolla, theksoi se sfidë në ditët e sotme është mbrojtja e fëmijëve nga llumi i shpifjeve, e shtoi se “mund ti përgjigjemi duke krijuar të gjithë distancën higjienike të nevojshme për të mos u afektuar”.

Sipas Ramës, ka njerëz që kanë gjetur strehë në media dhe në vend të flasin për problemet e njerëzve, përpiqen t’i helmojnë e çorientojnë njerëzit, për të krijuar idenë ne një Shqipëri që është kënetë e madhe, ku lëvizin kafshët e ujit e pyllit.

'Gjithmonë ngjethet mishi kur mendoj që ndërkohë që unë flas, ju dhe të gjithë të tjerët që nuk janë pjesë e asaj zone të jetës publike shqiptare që është zona e politikanëve dhe atyre që dalin nëpër ekrane dhe rrokanisin kokën e dynjasë, jeni një presion të vazhdueshëm të një mbetje të madhe pikërisht të mjedisit psikologjik, një ndotje e tmerrshme që e bën njërin të dyshojë nëse ajo që shikon dhe ajo që jeton përditë, është e vërtetë. Apo ajo që dëgjon janë e vërteta. Duke i futur të gjithë në një thes, duke shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore, të ligë, episode, momente, personazhe që janë pjesë e pandarë e një shoqërie në të gjithë botë, personazhe nga jeta e brendshme e policisë së shtetit, atëherë të krijohet ideja që këtu është një histori krejt tjetër nga ajo që jeton përditë.

Po ashtu, patjetër nëse një mësuese që shfaqet diku në një video duke dhunuar një nxënës, janë gjëra që sinjale për t’u motivuar dhe përmirësuar më tutje, si edhe për tu lehtësuar që një ferrë u hoq nga baçja, kthehen në momente kur fillon batërdia “ja kështu ndodh në klasa, ja ku i dërgoni fëmijët”. për të projektuar në sytë e publikut idenë  se ata që qeverisin janë në fakt në krye të një ushtrie me banditë, hajdutë, dhunues, qofshin mësues e mjekë. Patjetër që mjedisi i shkollës, apo hapësira ku ndërveproni rëndohet nga kjo situatë. Kësaj s’kemi çfarë i bëjmë.

 Është sfidë e madhe, mund ti përgjigjemi duke krijuar të gjithë distancën higjienike të nevojshme për të mos u afektuar, nga e gjithë kjo marrëzi që faktikisht nuk është fenomen shqiptar, por që në Shqipëri ka gjetur aleatë, që në vend të flasin për problemet dhe tu thonë njerëzit si mund ta bëjnë më mirë këtë punë, përpiqen ti hetojnë dhe ti çorientojnë dhe të krijojnë idenë se Shqipëria është një kënetë e madhe në sipërfaqen e së cilës lëvizin të gjitha llojet e kafshëve të ujit e pyllit. Ndjesë për këtë parantezë, por mendoj që kjo është diçka e rëndësishme për ta pasur parasysh në radhë të parë mësuesit. Duhet të fitojnë imunitetin e tyre.''- tha Rama.


Lajmi kryesor:

240 oficerë të angazhuar për sigurinë në shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?