Rama në Kuvend: Vetëm fantazia malinje e atyre që s'kanë haberin e punëve të shtetit, bën analiza thes më thes

12 Shtator, 10:39| Përditesimi: 12 Shtator, 16:41

  • Share

 

 'Vetëm fatazia malinje e atyre që s'kanë aberin e punëve të shtetit, bën analiza thes më thes'.

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa i është përgjigjur opozitës nëse janë bërë analiza për mbetjet ose jo.

"Nëse eksportuesit kanë bërë mashtrim nuk janë politikanët, aq më pak tellallët e penxhereve që ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja, por janë organet ligjzbatuese që ne i mbështesim pa kushte sepse janë institucione të drejtësisë dhe s'janë institucione dhe organizata kriminale në të njëjtën kohë. Nuk është bërë asnjë analizë për mbetjet as nga kompania gjermane as nga transportuesi dhe as nga autoritetet e vendeve tranzite dhe as nga vend vendi pritës që kundërshton sot, por nuk ka kundërshtuar asnjë deklarim sepse nuk është bërë asnjë analizë.

Në asnjë port të botës përveç atij që administrohet nga penxherja e katiti të 8 nuk analizohet asnjë kërkesë. Vetëm në fatazinë malinje të atyre që se kanë haberin e punëve të shtetit bëjnë analiza thes më thes dhe kuti më kuti për të gjetur votën e duhur në kutinë e gabuar.

A prodhohen mbetje nga procese industriale në vend, sigurisht që po dhe është normale si politika ka prodhuar mbetje, çdo proces prodhon mbetje, por këtu jemi në rastin kur mbetjet prodhojnë poltikë, ndër to ka mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme.

Është thënë se mbetjet do të vijnë në Shqipëri dhe për sytë me 7 penxhere dhe gojën 7 kanatshe shteti shqiptar është në çdo rast fajtor dhe gjithë shqiptarët sepse ata mbajnë në qeveri një regjim kriminal”, tha ai.


Lajmi kryesor:

'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?