Von der Leyen dhe Kryeministri Rama

Rama ndan foto nga vizita e Von der Leyen: Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE

24 Tetor, 08:32| Përditesimi: 24 Tetor, 09:26

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto me momente nga vizita e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në Tiranë. Von der leyen e nisi turin ballkanik nga Shqipëria, ndërsa Rama krahas fotove shkruan se tashmë vendi ynë është ulur në tryezën e negociatave për anëtarësimin në union.  

Në foto që Rama ka ndarë, dallohet momenti kur ai ndan një dhuratë me Presidenten e KE-së, ndërsa shihet edhe duke i prezantuar projektin 3D të kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë.

"Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e vizitës së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama. 

Një ditë më parë, Von der Leyen u prit nga kryeministri Edi Rama. Një javë pasi Shqipëria u ul përballë delegacionit të BE dhe hapi negociatat për grup kapitujt e parë me Shqipërinë, Presidentja e Komisioni Europian Ursula von der Leyen tha nga Tirana, se brenda 2025 të gjithë grupkapitujt mund të hapen. Ajo shmangu një koment për arrestimin e Ilir Metës, por vlerësoi punën e shkëlqyer të reformave, veçanërisht ajo në drejtësi. 

Po ashtu, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, morën pjesë në ceremoninë hapëse të vitit të parë akademik, të Kolegjit të Europës në Tiranë, në kampusin, i cili mban emrin e politikanit të shquar francez, ish President i Komisionit Europian, Jacques Delors.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?