'Opozita me njerëz të dëshpëruar, turmë pa kokë!' Rama ironi me drejtuesit politikë të PD-së: Fund e krye humbësa kronikë

8 Shtator, 11:45| Përditesimi: 8 Shtator, 15:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama komenton skuadrën e drejtuesve politikë të kundërshtarëve politikë, të Partisë Demokratike

Për të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta, kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet e ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Besoj e patë. E ma ha mëndja , që njësoj si mua edhe juve për një moment ju iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbësa kronikë. Njëri më i rraskapitur se tjetri. Të njëjtët që e nxorrën sa e sa herë fitimtarë Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të. E pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Edi Ramës e Ps-së. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo Gim Fagut e Gaz Çaçit që kur hyje në nxemje I shikoje e të dukeshin më të dobët se herën tjetër e thoje a sot do i rrahim, por kur fillonte loja, ta bënin fushën të dukej më e vogël për ty dhe më e madhe për ata. Kur ta bënin koshin tënd si kullojëse makaronash.

Në vijim të kritikave Kryeministri Edi Rama tha se opozita është turmë pa kokë

“Disa thonë se ne fitojmë se përdorim pushtetin për të marr votat, dhe që ne i blejmë votat dhe kemi fituar se nuk kemi pasur alternativë dhe se ata vetë ofrojnë alternativë, disa thonë se ne fitojmë se Shqipëria është diktaturë dhe se ndërkombëtarët mbyllin sytë përballë diktaturës në të cilën jemi.  Dhe të tjera budallallëqe. Por, të gjithë këta bashkohen nga rrugë të ndryshme në pikën se në Shqipëri nuk ka zgjedhje derisa ato i fitojmë ne, ata bashkë janë njësoj sepse i përkasin të njëjtës rrugë të vjetër dhe mendësi të ndryshkur ballkanike, madje otomane.

Çdo njeri i arsyeshëm që sheh me sytë e vet dhe dëgjon me veshët e vet e kupton kollaj se ne fitojmë dhe do të fitojmë përsëri. Ndërsa kundërshtarët qofshin të rinj apo të vjetër humbin dhe do të humbin. Për kundërshtarët tanë që nuk kanë asnjë ide dhe asnjë alternativë për këtë vend, prodhimi dhe shpërndarja e sa më shumë helmi duke shfrytëzuar cdo kanal dezinformimi është e vetmja alternativë e mbetur. Në na udhëheq ambicia për Shqipërinë, ata udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh.

As duan dhe as nuk dinë të bëjnë gjë tjetër. Unë jam gjithë i pakënaqur me punët e mira që bëjmë. Dua që të shohim gjithnjë se sa shumë janë punët për t’u bërë. Ata janë të lumtur kur i vënë zjarrin parlamentit.

Por të qeverisësh Shqipërinë që duhet të ngjitet në majën e re të 2030 për të vendosur flamurin shqiptar në radhën e shteteve europiane dhe të kesh të bësh me folësa qesharakë që hedhin shqelma si turma pa kokë të tifozë kur dalin të dehur pas një humbje, do të thotë të jetosh përditë me rrezikun fatal. Deri më sot ja kemi dalë ta shmangim këtë rrezik”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?