Qofte në salcë me mish të grirë, kungull dhe karrotë nga zonja Albana

25 Prill 2022, 12:45| Përditesimi: 25 Prill 2022, 12:46

  • Share

Qofte në salcë me mish të grirë, kungull dhe karrotë

Përbërësit:

350 gr mish i grirë

1 karrotë

1 kungull

1 vezë

50 gr djathë i grirë

Arrë moskat

Kripë, piper

Për salcën:

½ kokërr qepë

250 gr salcë domate

200 ml pana

Vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin e qofteve duke bashkuar në një tas mishin e grirë, qepën, karrotën dhe kungujt të grirë në rende. Shtojmë kripën, piperin, djathin e grirë kaçkavall, vezën dhe bukën e thërrmuar. E punojmë mirë brumin dhe i japim formë qofteve. 

Në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim me vaj ulliri qoftet (të pudrosura me miell) nga të gjitha anët sa të marrin një ngjyrë të lehtë. Më pas shtojmë salcën e domates dhe panën e holluar me pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e lemë gatimin me qofte në salcë të gatuhet në temperaturë mesatare.

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?