Qofte me thjerrëza nga zonja Albana

24 Maj 2022, 11:55| Përditesimi: 24 Maj 2022, 12:12

  • Share

Qofte me thjerrëza

Përbërësit:

  • 400 gr thjerrëza
  • 4 lgj galetë
  • 1 qepë
  • Bimë aromatike
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Për salcën shoqëruese:
  • 4 lgj kos
  • 1 lgj majonezë
  • Disa pika lëng limoni
  • Bishta qepësh
  • Spec i kuq pluhur

Përgatitja:

Ziejmë thjerrëzat në ujë me kripë, i kullojmë, i kalojmë në blender, shtojmë qepën e grirë, shtojmë bimët aromatike, galetën,  kripën, piperin dhe pak vaj ulliri. Të gjitha këto i kalojmë dhe i bëjmë brumë, formojmë qoftet. I marrim dhe i skuqim me pak vaj. Në një tas shtojmë kosin, majonezën, bishtat e qepëve, specin e kuq pluhur dhe pak lëng limoni, i përziejmë dhe i vendosim në frigorifer që masa të bëhet më kompakte, është shoqëruese shumë e mirë e qofteve.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?