Qindra ton grurë mbetet stok në Maliq, shkak importi i grurit nga Serbia e Ukraina, fermerët drejt falimentit: Të ndërhyjë shteti!

6 Korrik, 16:26| Përditesimi: 6 Korrik, 17:34

  • Share

Në Maliq, një ndër hambarët më të mëdhenj të grurit në vend, prodhimi ka mbetur stok. Teksa ka nisur korrja e grurit të ri, fermeret kanë ende në magazina prodhimin e vitit të kaluar. Shkak është çmimi i ulët. Vjet në korrik gruri shitej me 25 lek për kg, ndërsa këtë vit ka rënë në 22 lek për kg.

Fermerët ankohen se me këtë çmim nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet, ndërsa për fitime nuk kanë shpresa. Ata fajësojnë qeverinë, e cila apeloi për shtimin e sipërfaqeve me drithëra, por tashmë i ka braktisur fermerët.

“Kam një mijë kuintal në magazinë. Këtë vij bëhen përsëri 500 kuintal. Na ka mbetur pa shitur se me 22 lek është pa leverdi. Po ne kërkojmë ta shesim të paktën me 30 lek për kg. Nga shteti kërkojmë të shërbeje si rregullator në treg”, tha një fermer.

Sipas tyre, shkak për stokun e madh te grurit vendas është importi. Fabrikat e miellit nuk marrin grurin vendas por atë që importohet nga Ukraina dhe Serbia.

 

“Vjen gruri nga jashtë. Shteti ti vendosë taksë importit dhe të shitet prodhimi vendas që është bio, më i mirë se ai që vjen nga Ukraina”, tha një tjeter fermer. 

 

Zyrtarë të Bujqësisë në Maliq, kontaktuar me telefon thanë se këtë vit sipërfaqja e mbjellë me grurë është reduktuar me 500 hektarë, për shkak të mungesës së tregut, një problematike e mbartur që nga viti i kaluar. Nga 4 mijë hektarë sipërfaqja me grurë ka rënë në 3500 hektarë. Nëse nuk merren masa, thane fermerët do ta braktisin kete kulture, duke i lene fushat djerre.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?