Qindra besimtarë pelegrinazh në Kishën e ‘Shën Mërisë’, tërheq dhe myslimanët: Zoti është një

20 Gusht, 17:31| Përditesimi: 20 Gusht, 17:39

  • Share

Ky objekt kulti në Kurbin, po tërheq vëmendjen e qindra besimtarëve. Unike në llojin e saj, ku dikur besohet se kryente shërbesat fetare Gjergj Kastrioti së bashku me bashkëshorten e tij Donikën, kisha e “Shën Mërisë” në Kurbin po tërheq vëmendjen e besimtarëve të të gjitha besimeve fetare.

I ndodhur në ndodhur në fshatin me të njëjtin emër ky objekt kulti, monument kulture, është kthyer në epiqendrën e të krishterëve dhe myslimanëve nga zona të ndryshme të vendit, të cilët thotë se i besojnë kësaj kishe.

'Ky është vend i mirë është vend për shëndet, ka 500 vjet me radhë!'- tha në besimtar.

“Jam besimtare myslimane, por ne e respektojmë dhe besojmë sepse zoti është një!”- u shpreh një besimtar.

'Për ne është vendi më i mrekullueshëm.'- tha një qytetar.

'Vij për çdo vit, ka edhe vende të tjera, por këtu vijmë për tu lutur për mirësi!'- tha një besimtar.

Megjithatë, ata thotë se infrastruktura mbetet problem, pasi rruga që të çon drejt Kishës së “Shën Mërisë” është e degraduar.

 “Vijnë njerëz nga të gjitha anët, mungon vetëm rruga.”- u shpreh një tjetër.

Bazilika mesjetare e Shën Mërisë, e ndërtuar me një teknikë romake konsiderohet një ndër objektet më të rralla të kultit në Shqipëri.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?