Qeveria synon revolucionin teknologjik, 216 laboratorë të rinj në shkolla! Rama nga ‘Vaçe Zela’: Brenda dy vitesh ‘Smart Lab’ në të gjitha shkollat

11 Shtator, 14:51| Përditesimi: 11 Shtator, 15:39

  • Share

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manstirliu, vizituan sot (11 Shtator) shkollën “Vaçe Zela” në Tiranë, një nga 200 shkollat e pajisura me 216 laboratorë SMART këtë vit, duke krijuar kushtet për nxënësit që të zhvillojnë aftësitë digjitale përmes platformave interaktive.

Ky investim është një hap i rëndësishëm në zgjerimin e programit të kodimit dhe integrimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), në kurrikulën e re shkollore për 35 mijë nxënës të arsimit fillor.

Laboratorë smart synojnë të aftësojë fëmijët në përdorimin e teknologjisë. Qeveria synon që brenda dy viteve të gjitha shkollat të jenë të pajisura më këto laboratorë, ndërsa kryeministri Rama pa nga afër mënyrën se si funksionojnë dhe kërkoi që “tek fëmijët mos të lihet pas dore as bukurshkrimi”.

“Brenda dy viteve qeveria synon që çdo shkollë në të gjithë vendin të pajiset një me laborator smart”, tha kryeministri, teka inspektoi sot shkollën 9-vjeçare “Vaçe Zela”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manstirliu tha se ky program i qeverisë shqiptare ka për qëllim të sigurojë që çdo shkollë në vend të ketë infrastrukturën e nevojshme digjitale, për të mbështetur një arsimi më cilësor dhe të përshtatur me zhvillimet teknologjike globale.

“Ne po punojmë për të shtrirë rrjetin e laboratorëve SMART në 654 shkolla të tjera, jo vetëm në sistemin 9-vjeçar, por edhe në gjimnaz. Kjo është faza e parë e investimit, dhe ne po trajnojmë 200 drejtues të shkollave dhe do të fillojmë trajnimin e 400 mësuesve të arsimit fillor këtë muaj”, u shpreh ajo.

Me gjithë vrullin që teknologjia po futet në jetët fëmijëve, Kreu i qeverisë u kujdes që në fund të linte edhe disa porosi për brezin e ri.

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” treguan se si përdorin laboratorin SMART për të zhvilluar aftësitë e tyre në lexim, shkrim dhe matematikë përmes zbatimit praktik të teknologjisë. Laboratori ka 18 laptopë dhe një tabelë interaktive, duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e aftësive digjitale në arsimin fillor.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 11/09/2024 15:22

    Cfare revolucioni z Rama.Eja ne Vlore dhe shiko arsimin .Drejtues skandaloze,disiplina ne shkolla tmerr cfare te thuash.Nxenesit dita dites degradojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?