Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së darkë informale në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimorë, do diskutohet për situaten në rajon dhe anëtarësimin në BE

10 Maj 2022, 19:19| Përditesimi: 10 Maj 2022, 21:44

  • Share

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka ftuar në një darkë jo formale liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën. Takimin e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka shtuar në këtë darkë joformale do të diskutohet për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet.

“Kjo përfshin situatën në rajon dhe në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, pritshmëritë për anëtarësimin në BE dhe kontekstin më të gjerë gjeopolitik”, është shprehur Stano.

“Darka tjetër joformale do të mbahet në Bruksel të mërkurën në mbrëmje”, shtoi ai.

Sipas medias serbe “Blic” të pranishëm do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika gërvalla, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri i Bosnjës Zoran Tegelti. 

Stano, ka konfirmuar se darka do të mbahet, duke theksuar se është një darkë tradicionale, e cila organizohet një herë në vit nga shefi i diplomacisë së BE-së.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?