Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Putin krahason Kosovën me Ukrainën, Kurti: Injorancë

19 Maj 2022, 16:16| Përditesimi: 19 Maj 2022, 16:19

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se referimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për Kosovën si precedent për të ndërhyrë në punët e një shteti tjetër më të vogël, “nuk është asgjë më shumë se gënjeshtër”.

“Të përdorësh Kosovën si shembull për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse injorancë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe mendjes së shëndoshë”, tha Kurti gjatë një fjalimi në platformën “Front Page” të Këshillit Atlantik në Uashington më 18 maj.

Kurti tha se krahasimi që Putini i bën Kosovës dhe Ukrainës, nuk ka asnjë vlerë kritike.

Putin ka përmendur disa herë Kosovën. Për herë të fundit ai përmendi Kosovën më 26 prill, gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antionio Guterres.

Putin tha se nëse Kosova mundet të shpallë pavarësinë, pse nuk munden Donjecku dhe Luhansku, duke iu referuar dy rajoneve separatiste ukrainase, që Rusia në shkurt i njohu si shtete të pavarura.

“Mohim, shmangie dhe mashtrim. Kjo ishte dhe është ende strategjia e Rusisë në Ukrainë. Tani është adoptuar edhe nga përfaqësuesja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Serbia”, tha Kurti.

Ekspertë të të drejtës ndërkombëtare, i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se krahasimet midis Kosovës dhe rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, nuk qëndrojnë, pasi sipas tyre, për dallim nga to, Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur.

Matthias Hartwig, ekspert i të drejtës ndërkombëtare, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se një shtet mund të ekzistojë nëse i përmbushë tri elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës.

Putin ka përmendur disa herë Kosovën. Për herë të fundit ai përmendi Kosovën më 26 prill, gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antionio Guterres.

Putin tha se nëse Kosova mundet të shpallë pavarësinë, pse nuk munden Donjecku dhe Luhansku, duke iu referuar dy rajoneve separatiste ukrainase, që Rusia në shkurt i njohu si shtete të pavarura.

“Mohim, shmangie dhe mashtrim. Kjo ishte dhe është ende strategjia e Rusisë në Ukrainë. Tani është adoptuar edhe nga përfaqësuesja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Serbia”, tha Kurti.

Ekspertë të të drejtës ndërkombëtare, i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se krahasimet midis Kosovës dhe rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, nuk qëndrojnë, pasi sipas tyre, për dallim nga to, Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur.

Matthias Hartwig, ekspert i të drejtës ndërkombëtare, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se një shtet mund të ekzistojë nëse i përmbushë tri elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës./ REL

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?