Momenti i zhvendosesjes së shtatores

Kronikë

Punime në sheshin e Gjirokastrës, zhvendoset shtatorja e heroit Çerçiz Topulli

22 Korrik 2021, 16:41| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 16:47

  • Share

GJIROKASTËR- Shtatorja e heroit Çerçiz Topulli është zhvendosur nga pozicioni ku ka qëndruar 87 vite me radhë. Sheshi i qytetit po iu nënshtrohet disa punimeve dhe për pasojë është zhvendosur shtatorja deri në përfundimin e punimeve.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në shtatore kishte filluar të degradohej në disa pjesë dhe për pasojë do riparohet. Por ai do të vendoset sërish në vendin ku ishte dhe me një pamje më të bukur pasi edhe sheshi do rinkonstruktohet.

Shatorja e Çerçiz Topullit është vendosur në qytetin e Gjirokastrës që prej vitit 1934. Realizuesi i kësaj shtatorje është Odhise Paskali.

Shtatorja e zhvendosur 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?