‘Pse nuk e mora gruan artiste’ Osman Mula rrëfen anën e panjohur të tij mes artit dhe familjes

20 Maj 2022, 11:47| Përditesimi: 20 Maj 2022, 13:37

  • Share

Mes një rrëfimi interesant ku artisti i njohur Osman Mula zbuloi shumëçka nga vetja, nuk mund të mungonte edhe një bisedë për bashkëshorten e tij, gjysmën më të mirë me të cilën ka kaluar vitet më të bukura të jetës dhe tashmë edhe moshën e artë.  Në një intervistë në “Rreze Dielli” ai tregoi arsyet përse zgjodhi një bashkëshorte jashtë profesionit të tij.

Eshtë është një grua e mrekullueshme, punëtore e pafjalë. Kemi bashkë që në ’79 e kam marr në aksion. Ndërmarrja e Poligrafikut kishte ardhur me nga një muaj në aksion, ne ishim dikush nga televizioni e nga diku tjetër, unë pata rastin me pa një vajzë që m'u duk shumë simpatike klasike. Kisha dhe eksperiencën, se unë në atë kohë kisha bërë 3-4 festivale  dhe s’doja të merrja spikere në shtëpi, as nuk doja të merrja këngëtare doja të merrja një vajzë e cila njeh problemet e familjes  dhe do të lindi fëmijë dhe fëmijët pastaj do t’i bëjmë artista. Sepse nëse do të kisha marr një artiste, unë isha artist vete, shkodran kavalier, mua rroga kur e marr nuk më rri më shumë se tre ditë në xhep, pensioni sot më rri vetëm një orë e çerek. Kjo ishte një vajzë që ka ditur në formën më të shkëlqyer me e mbajt familjen . Unë ia besova gjithçka, jam njeriu më i urtë që mund të ketë njeriu në shtëpi. Dhe është kujdesur jashtëzakonisht shumë për fëmijët.  Për mua ajo është natyrisht më e mirë se unë sepse qëndrimet në jetë që ka mbajt ndaj familjes janë të pashembullta, ka pasur raste që unë nuk kam qenë në shtëpi për kohë të gjata dhe ajo më ka mirëkuptuar” tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?