PS nuk ‘dorëzoi’ Xhaçkën në Kushtetuese, Spiropali i përgjigjet SHBA e BE: Sapo të marrim opinionin nga 'Venecia', do veprojmë pa humbur asnjë ditë

13 Shtator, 18:00| Përditesimi: 13 Shtator, 18:01

  • Share

1725299172_spoiriopa.JPG

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur SHBA e BE, të cilat reaguan ashpër pas vendimit të PS për të mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të dërguar për verifikimin mandatin e Olta Xhaçkës. Në një reagim në platformën ‘X’, Spiropali nënvizon se i është drejtuar Komisionit të Venecias dhe sapo të marrin opinionin prej tij do të veprojnë pa humbur asnjë ditë kohë.

“Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit. Prandaj edhe e theksova gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysmë më parë dhe së fundmi ai i Korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh. Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë”, shkruan Spiropali.


Lajmi kryesor:

PS nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reagojnë ashpër ndërkombëtarët! SHBA: Kuvendi shpërfilli vendimin! BE: S'është hap në drejtimin e duhur


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?