PS e Tiranës mbledh Asamblenë! Ndahen detyrat e Veliajt, Spiropalit dhe Manastirliut! I pranishëm edhe Rama, ja porositë

14 Shtator, 17:50| Përditesimi: 15 Shtator, 11:03

  • Share

Në ambientet e Katedrales Ortodokse u mblodh asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën. Në takimin që zgjati për 1 orë e 40 minuta i pranishëm ishte edhe kryesocialisti Edi Rama. Tashmë prej ditësh drejtuesit politikë të PS në qarqe kanë nisur prezantimin me strukturat e partisë që pas zyrtarizimit të listës së drejtuesve politikë. 

Kryesocialisti Edi Rama ka ndarë detyra dhe u ka dhënë porosi të tijëve. Në këtë takim me dyer të mbyllura është kërkuar angazhim maksimal nga anëtarët e Asamblesë, kryesisht të fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet. Gjithashtu çdolloj koordinimi që do të kenë qoftë anëtarët e Asamblesë apo strukturat e tjera të PS-së, do e bashkëndajnë me drejtuesit e qarqeve.

Drejtuesit e qarkut të Tiranës i kanë ndarë detyrat e tyre, si më poshtë:

Elisa Spiropali do të ketë komunikim me bashkitë e Tiranës si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, përsa i përket përgatitjes së fushatës për zgjedhjet e ardhshme.

Ogerta Manastirliu do të ketë në përgjegjësi koordinimin me strukturat e PS-së në Tiranë.

Erion Veliaj do të jetë përgjegjësi kryesor përsa i përket fushatës dhe përgatitjes së skuadrave së PS-së në Tiranë.

Mësohet se nr.1 i qeverisë u ka kërkuar anëtarëve të Asamblesë, sidomos të rinjëve, një angazhim më të madh në terren, koordinim me strukturat, përdorimin më shumë të rrjeteve sociale, sidomos TikTok-ut, si dhe afrimin e prurjeve të reja në PS.

Ndërkohë dje kryeministri Edi Rama i mblodhi të tijtë në Elbasan, ku grupi parlamentar u porosit të fuqizojë debatin publik e transparencën, më shumë aktivitet në rrjetet sociale, ndërsa objektiv shihet afrimi i elektoratit gri i cili është konsideruar më i rritur. 

Deputetëve u kërkohet të jenë aktivë dhe të eksperimentojnë platformat më të suksesshme të momentit, përfshirë edhe Tik-Tokun. Fokus të madh është kërkuar t’i kushtohet votës së diasporës.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?