Foto ilustruese

Prrenjas/ Arrestohet 41-vjeçari, dhunoi punonjësin e shërbimit pyjor! Policia i gjen në shtëpi 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant kontrabandë

14 Qershor, 16:58| Përditesimi: 14 Qershor, 16:59

  • Share

PRRENJAS – Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi kishte goditur me grushte, për shkak të detyrës, punonjësin e shërbimit pyjor të Bashkisë Prrenjas.

Për më tepër, gjatë kontrollit në banesën e 41-vjeçarit të identifikuar me inicialet V.Rr. u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, vunë në pranga shtetasin V. Rr., 41 vjeç, banues në Prrenjas.

Ndalimi i 41-vjeçarit u bë pas kallëzimit të një punonjësi të shërbimit pyjor, në bashkinë Prrenjas, se më datë 13.06.2024, ky shtetas e kishte goditur me grushte, për shkak të detyrës.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u kryen kontrolle në banesën e 41-vjeçarit, ku u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Kontrabanda e mallrave që paguhet akcizë" dhe "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë".

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?