Carlo Bollino: Protestat, larg nga sheshi policët me rroba civile 

14 Dhjetor 2020, 10:08| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 11:03

  • Share

Këto janë ditë të vështira për Policinë e Shtetit pas incidentit që përfundoi me vdekjen tragjike të Klodjan Rashës, i vrarë nga arma e një efektiv të papërgatitur, i arrestuar menjëherë nga kolegët e tij. Vrasja, e cila do të gjykohet nga një gjykatë, tani po përdoret nga politika e cila e ka kthyer atë në një shkak të ri të protestave kundër qeverisë. Por kësaj here demonstruesit nuk kanë ndërmend të godasin vetëm qeverinë, por edhe krerët e lartë të policisë, e cila ndryshe nga politikanët duhet të ruajë besimin e njerëzve, si një kusht i domosdoshëm për funksionin e që kanë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që policia të mbajë qetësi dhe gjakftohtësi në përplasjet në rrugë dhe të respektojë në mënyrë rigoroze rregullat. 
 
Ne nuk besojmë se një polic duhet të pranojë të goditet me një shufër, ose fishekzjarre, pa mbrojtur veten, siç pretendojnë analistët e opozitës. Në të gjitha vendet demokratike, policia, e cila është një forcë e paguar për të rivendosur rendin, është e autorizuar të përdorë dhunë në përgjigje të dhunës, me kusht që ta bëjë këtë në një mënyrë proporcionale. Por ne, gjithashtu, nuk besojmë se përdorimi i oficerëve me rroba civile që arrestojnë demonstruesit, i tërheqin ato si kafshë dhe më pas ua dorëzojnë oficerëve me uniformë i shërben imazhit të policisë. Ne u përpoqëm të pyesnim pse ka oficerë me rroba civile, dhe shpjegimi ishte se ata shërbejnë për të ndaluar demonstruesit me fytyrë të mbuluar, të cilët nuk mund të identifikohen vetëm me kamera. Shpjegimi nuk mjafton për të justifikuar skenat e dhunës që kemi parë dhe që kujtojnë jashtëzakonisht imazhet e gjenerali Agim Shehut (krahu i armatosur i Sali Berishës brenda policise) i cili me rroba civile rrahu kundërshtarët në shesh. 
 
Ekziston një ligj që rregullon tubimet publike, të cilin demonstruesit janë të detyruar ta respektojnë. Por i njëjti ligj zbatohet edhe për policinë dhe neni 9 i Ligjit 8773 (miratuar nga Partia Socialiste në 2001) shprehet në mënyrë të qartë se shpërndarja në tubime mund të realizohet "vetem nga policia me uniformë". Shteti është më i fortë se demonstruesit, por nuk ka nevojë të tregojë tërë forcën e tij nëse dëshiron të ruajë mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Demonstruesit e dhunshëm janë dhe duhet të mbeten një pakicë, por që të ndodhë kjo, është thelbësore që policia të vazhdojë të përfaqësojë pjesën e shëndetshme të vendit. Dhe gjëja e parë është heqja e atyre policëve me rroba civile nga sheshi, dhe kryerja e arrestimit të demonstruesve me respektin dhe dinjitetin që policia duhet të ruajë gjithmonë. 

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sefer daja: 14/12/2020 21:43

    @ Cubel breca! Per çfare çadre thua?? Nuk e di se per te thene te verteten duhet te jesh i" çadres" Nuk mund te krahasojme policine e 1992 me policine e 2020! Nuk ecet me krahasime! Jane 28 vite ne mes!As ne enderr policia e 1992 nuk i shikonte kushtet dhe paisjet e policise se sotme!Nuk mbroj asnje krim te çdo policie POR ketu mungon ndershkueshmeria or Cub! E qe mos na neperkembe polic-civili krahasimi i vetem duhet te jete VETEM ME LIGJIN!

    Përgjigju
  • mond: 14/12/2020 20:28

    shume mire z.Karlo, por ka nje problem te vogel, sepse ne shqiptaret ne pergjithesi jemi nje shoqeri me disa karakteristika te caktuara qe na pershkruajne jeten tone ne cdo drejtim dhe ne kete kuptim edhe policia shqiptare nuk mund te beje perjashtim, dmth mos kerkojme "qiqra ne hell", ose mos kerkojme policine suedeze ne Shqiperi, ajo eshte thjesht policia shqiptare.

    Përgjigju
  • Mona: 14/12/2020 14:35

    Karlo ne kohen e krye policit kriminel Agim Shehu nuk kishte maska,dhe ishte shum e lehte te identifikoheshe,dhe ti e di mire dhunen qe boni ky kriminel me drejtuesit e partive opozitare,kjo gjo sot nuk ndodhe qe nje opozitare te gjakoset,Ti e di mire banditi Berisha vrau 4 qytetare dhe akoma genjen e mashtron,ti e di mire se ke bo para disa ditesh nje shkrim per mashtrimin e tij.Zoti Karlo per mendimin tim punen e bojne civilet jo policet ne kete rast.

    Përgjigju
    • Cubel breca: 14/12/2020 18:38

      I them ketij seferit se policia e sali qenit nuk Ka te krahasuar me policin e sotme. Ngjarjet e regjimit te leshit beheshin me dashje nga viti 92 deri ne 2013. Kurse rasti I vrasjes se Rashes esht aksidentale dhe skrahasohet me vrasjet e kriminalave te sali qenit. Ky seferi duhet te jet antari I cadres.

    • Sefer daja: 14/12/2020 15:14

      @ mona! Po pse me krahasime jetohet ne demokraci??? Agim Shehu shkelte ligjet e kohes dhe pasoje e saj Berisha iku nga pushteti! Se ishte bandit Shehu i 1996 nuk do te thote te jet bandit dhe Veliu i 2020! Se vrau Berisha 4 ne bulevard nuk do te thote qe le te vrase Rama nje ne rrugic!Se jemi krahasuar me te shkuaren kemi ngel ktu ku jemi! Enveri i bonte krahasimet me Zogun, Berisha me Enverin e tani Rama po i bon me Berishen!

  • Taku: 14/12/2020 13:27

    Policet me rroba civile nuk bejne shperndarje te protestes zoti Carlo po bejne arrestimin ne flagrance te cdo vandali qe prish pronen publike e private ne emer te nje proteste te stisur nga ca plehra.Ne vendin tuaj te origjines Itali police civile qe kane vetem shkopin e gomes dhe nje skafander bejne shperndarjen e turmave , shikoni ne you tube se ka qindra video te tilla nga protestat kunder Salvinit.Do ju keshilloja te qendronit ne pozicionin e analistit politik dhe te lini policine te beje detyren e tij .

    Përgjigju
    • mergim tari: 15/12/2020 04:13

      Bravo TAKU Po lexoja shkrimin e z.Bolino dhe me bere pershtypje gabimi qe ben me rolin e agjenteve civile. Po prisja te shikoja nje komentues qe ta kishte kapur kete gabim, bere nga nje prej gazetareve me te mire qe ka sot ne gazetat shqiptare. Te lumte TAKU.

  • Endri: 14/12/2020 12:49

    Z. Bollino jam dakort me ty, por duhet te qartesojme nje gje. A eshte proteste e popullit kjo e 3 diteve te fundit? JO. Tani e kane marre ne dore grupet e zjarrit te PD dhe LSI. E gjitha behet per te mos u prekur vjedhjet e dy hajdutave SB dhe IM. Ne kete rast kemi te bejme me veper penale policia kriminale duhet te jete aty.

    Përgjigju
  • polici eshte hero: 14/12/2020 12:44

    Ore cfare e keni kete te drejte te habitshme ju analista qe beni gjykatesin? Vetem ne Shqiperi behet kjo. Ku e di ti qe polici ishte i papergatitur apo ti thuash qe beri vrasje? Bej nje kerkim te thjeshte o Bolino dhe na sill numrim e shqiptareve te vrare nga carabinieri ne Itali sepse nuk ndaluan makinen ne postobllok. Jo rastet kur ka shkembim zjarri por thjesht nuk i ndaluan carabinierit sepse kishin frike se mos i kthenin ne Shqiperi se ishin pa letra!!!! Beje hetimin dhe ndihmo te edukosh njerezit ne shqiperi se cfare fuksioni ka policia ne shtete demokratike. Nuk eshte kujdestare kopshti dhe as psikolog! Ne Itali pershembull ti mund te spekullosh por as nuk te shkon mendje te akuzosh policine kot sepse te marrin zvarre ne gjykate.. Tjetra qe ta dish o Bolino shperndarja behet me policet me uniforme ne protesta por keto 5 dite nuk eshte proteste por trazira dhe vandalizma me femije. Eshte si ne Itali kur dalin tifozet e Lazio dhe djegin Romen se kane humb ndeshje. As nuk i shkon me mendje kujt ne Itali tu thone protesta apo te merren me policine. Polici pa uniforme ka te drejte te nderhyj dhe te kryhej arrestime ( jo shperndarje por arrestime) nese te kap ne flagrance duke thyher semaforin apo flaken kazaneve te plehrave ashtu si i kam pare me syte e mi ne Rome. Edhe njenhere qe mos te spekulosh me ligjin, citoje mire, tjeter gje shperndarja ne proteste dhe tjeter arrestimet ne flagrance. Ka nje jave qe gjithe media + politika po sulmoni policine dhe ende sot nuk po degjoj nje njeri te vetem ti mbroj e tu thote falemninderit, as shteti vet sepse ju analistet lufte doni ju plasi shume se kush paguan kostot.. Jeni te gjithe te intimiduar nga nje grup shurraker me tuta te shqupit dhe lesh e lise. Lironi policin o shtet koti, ai eshte viktime e politikes tuaj.

    Përgjigju
  • Emma: 14/12/2020 11:10

    Pyetja me e sakte do ishte kush po e organizon protesten,dhe pergjigja besoj e shumices do qe Sali Berisha,Ilir Meta,Lulzim Basha,Monika Kryemadhi.

    Përgjigju
  • ymeri: 14/12/2020 11:08

    si gjithmone i arsyeshem z. Bolino, Ju bekofte perendia

    Përgjigju
  • Torino: 14/12/2020 10:56

    Condivido!

    Përgjigju
    • emri: 14/12/2020 17:15

      mire bere qe po i flet italisht se ky shqipen e qan. te kerkon dhe te flasesh italisht tashti kur ben debat me te : mavri je ne shqip[eri... italisht flasin matane detit. po kehstu ehste kur te duket vetja shqiptar e te japesh mend kur ske asnje gje te eprbashket me shqiptaret. ta thane me siper Karlo : mos bej kompetentin mqs ke mundesi te shprehesh online.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?