Protesta/ ‘Po qelbemi! S’kemi ujë për të larë, as për të pirë!' Defekt në Ujësjellës, Miloti 10 ditë pa ujë

3 Tetor, 15:59| Përditesimi: 3 Tetor, 16:38

  • Share

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për qytetarët e Milotit në Bashkinë e Kurbinit. Prej gati 10 ditesh ne çezmat e tyre nuk rrjedh asnjë pike uje. Banorët tregojnë se e blejnë ujin si për të pirë ashtu dhe për t’u larë.

“Populli i Milotit e blen ujin me lek! Disa mbushin në burime, e mbajnë bidonat në krah. Ne jemi në breg të lumit Mat dhe s’kemi ujë. Është turp! U bënë 10 ditë! Po qelbemi për një pikë ujë! Pa ujë njeriu mbaron, vdes!”, thanë ata.

Kjo situatë përsëritet shpeshherë, pasi burimi ka shterruar dhe rrjeti i ujësjellësit është i amortizuar. Banoret e qytezës së Milotit dhe fshatrave përreth kërkojnë zgjidhje nga Shoqëria e Ujësjellës - Kanalizimeve dhe Bashkia Kurbin, si aksionere e kësaj shoqërie.

“E blejmë 10 mijë lek (të vjetra) një bot. Po vuajmë shumë se s’kemi as një pikë ujë, as për tu larë as për të pirë. I bëjmë thirrje Qeverisë dhe Bashkisë të na sjellë ujin”, thanë më tej.

Ujësjellësi nuk iu përgjigj interesimit tonë, ndërsa Bashkia e Kurbinit e pranon problematikën por nuk ka zgjidhje imediate, pasi ndërtimi i depos së re dhe investimi në rrjetin e ujësjellësit ka kosto të lartë.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/10/2024 00:48

    Po taksen per sherbim e merr UK?!

    Përgjigju
  • fuat: 03/10/2024 22:49

    Vetëm në Shqipëri dhe në Afrikë ndodhin këto maskarallëqe UJI JEMI DHE UJI NUK KEMI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?