Protesta e 26 nentorit

Protesta e 26 nëntorit/ Gjykata cakton 'arrest shtëpie' për protestuesin e opozitës, ishte me precedentë

29 Nëntor, 10:15| Përditesimi: 29 Nëntor, 15:22

  • Share

Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest në shtëpi” për protestuesin Sokol Ndoj, i ndaluar pas protestës së 26 nëntorit në kryeqytet.

Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorisë me argumentin se i riu duhet të qëndrojë në këtë masë. pasi rezulton të ketë edhe dy precedentë të ngjashëm në protestat e kaluara.

Dje u lirua me detyrim paraqitje lir Ahmedani, ndërsa në total ishin shoqëruar në polici 50 protestues.

Çfarë ndodhi ne protesten e 26 nentorit 2024
Pasditen e djeshme për rreth 3 orë militantët e PD dhe disa prej mbështetësve të opozitës ishin ndarë në disa pika të ndryshme të Tiranës, duke tentuar bllokimin e trafikut dhe vijimin e aksionit të tyre të mosbindjes civile. 

Pati përplasje dhe me policinë.

Gjithsej po hetohen në gjendje të lirë 82 persona, mes tyre janë dhe 16 deputetët organizatorë.

Emrat e 16 deputetëve dhe eksponentëve të PD-së në hetim nga policia:
 1- Ervin Minarolli (Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në PD)
 2- Flamur Noka, deputet i PD-se
 3- Gazment Bardhi - deputet i PD-se
 4- Oerd Bylykbashi - deputet i PD-se
 5- Luan Baçi - deputet i PD-se
 6- Bledion Nallbati - deputet i PD-se
 7- Lefter Gështenja - deputet i PD-se
 8- Saimir Korreshi - deputet i PD-se
 9- Asllan Dogjani - deputet i PD-se
10- Albana Vokshi - deputet i PD-së
11- Petrit Vasili  deputet i Partisë së Lirisë
12- Petrit Doda -  deputet i PD-së
13- Isuf Çela - deputet i PD-së
14- Andia Ulliri -deputet i PD-së
15- Greta Bardeli - deputet i PD-së
16- Lindita Metaliaj - deputet i PD-së

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?