Kampi i kombëtares shqiptare në Kaiserau

Prokuroria e Dortmundit nis hetimin, punonjësi i kombëtares kuqezi pjesë e grumbullimit në Europian akuzohet për skandal seksual me punonjësen e hotelit

9 Korrik, 15:59
  • Share

Prokuroria publike e Dortmund ka nisur një hetim për një mbikqyrës të kombëtares shqiptare të futbollit pasi mësohet nga mediat gjermane se ai ka kryer një ngacmim seksual në qendrën sportive të Kamen -Kaiseraut ku u akomodua kombëtarja kuq e zi për 3 ndeshjet e grupeve në Euro 2024.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak para ndeshjes së fundit në grup të Shqipërisë, atë me Spanjën, ku mikqyrësi i kombëtares ka kapur për krahu një punonjëse të hotelit dhe më pas ka kryer akte seksuale me të pa dëshirën e saj.

Prokuroria vijon më tej media gjermane antenneunna.de nuk ka dhënë më tepër informacione për shëndetin e gruas. Po hetohet aktualisht se deri në çfarë mase ka vepruar mbikqyrësi i kombëtares kundër vullnetit të punonjëses së hotelit. Ende nuk ka një urdhër arresti.

I akuzuari bëhet me dije se nuk është as lojtar, as trajner dhe as zyrtar dhe ndodhet në Shqipëri.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Total: 09/07/2024 20:45

    Mos eshte biri i nje politikani te larte te mazhorances ky fisderri?? Nxirrjani emrin urgjent!!!

    Përgjigju
  • Top: 09/07/2024 19:55

    Kush eshte ky fundrrina? Demaskojeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: