Politikë

Kryetarja e Kuvendit pret në takime të veçanta ambasadorët e Turqisë dhe Italisë: Rritje të bashkëpunimeve mes partnerëve tanë strategjik

28 Shtator 2021, 14:17| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 17:12

  • Share

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka pritur sot në takime të veçanta ambasadorin e Turqisë, Murat Ahmet Yörük dhe ambasadorin e Italisë, Fabricio Bucci.

Të dy ambasadorët kanë uruar Lindita Nikollën për detyrën e re si kryetare Kuvendi ndërsa mësohet se është diskutuar për të vijuar bashkëpunimet strategjike mes vendeve.

Ambasadori i Turqisë i përcolli Nikollës ftesën e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Mustafa Sentop, për një vizitë zyrtare në Turqi. Kjo ftesë zyrtare u pranua nga Kryetarja e Kuvendit, ndërsa pritet që vizita të realizohet së shpejti.

“Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë dhe Kuvendi do të punojë për të nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm midis të dy vendeve në të gjitha aspektet. Bashkëpunimi i shkëlqyer parlamentar do të rritet e zgjerohet, si një shembull i bashkëpunimit midis institucioneve të të dy vendeve”, tha Nikolla.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit i ka shprehur mirënjohen ambasadorit Bucci për mbështetjen që ka treguar Italia në rrugëtimin e vendit tonë drejt familjes së madhe evropiane.

“Ne i jemi mirënjohës Italisë për mbështetjen si avokate në rrugëtimin tonë europian”, tha Nikolla.

Ora 16:52
Nikolla pret ambasadorin e Italisë: Mirënjohje për mbështetjen në rrugëtimin tonë evropian

 

Pas takimit me ambasadorin e Turqisë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka pritur ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Bucci ka uruar Nikollën për detyrën e re ndërsa bëhet me dije se ka theksuar vullnetin e Titalisë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy palëve.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë unike e speciale dhe ne do të punojmë për intensifikimin e tyre”, tha Bucci.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit Bucci për mbështetjen që Italia tregon për rrugëtimin e vendet tonë drejt Bashkimit Evropian.

“Me opozitën në Kuvend, Shqipëria po ecën drejt normalitetit dhe Kuvendi do të rrezatojë klimën e re të bashkëpunimit politik.  Ne i jemi mirënjohës Italisë për mbështetjen si avokate në rrugëtimin tonë europian, për kontributin e gjithanshëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për fatin se është bërë shtëpia e dytë e qindra-mijra emigrantëve shqiptarë”, tha Nikolla. 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?