Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Gjykata Speciale dënon me nga 4 vjet e gjysmë burgim dy udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së

18 Maj 2022, 07:47| Përditesimi: 18 Maj 2022, 11:33

  • Share

Pas gati 600 ditësh qëndrimi në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, ndaj dy drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u mor vendimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, ku u shpallën fajtorë.

Dhomat e Specializuara dënuan me 4 vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajn. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

"Në emër të popullit të Kosovës, trupi gjykues ju shpall ju fajtor për: pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pengim të personave zyrtarë përmes pjesëmarrjes në grupe, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të informacionit të fshehtë dhe shkelje nëpërmjet zbulimit të identitetit dhe informacioneve për dëshmitarët e mbrojtur", tha gjykatësi Charles Smith III.

Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS)  kërkoi që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vite burgim dhe nga 100 euro gjobë. Gucati dhe Haradinaj u shpallën të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes.

Ora 12:30
Specialja dënoi sot dy ish-krerët e OVL-UÇK, Haradinaj: Qëndroni të fortë! Lufta për liri e shtet vazhdon

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dënimit me nga 4 vjet e gjysmë burgim të ish-krerëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

“Bashkëluftëtarë Hysni e Nasim, qëndroni të fortë. Lufta për liri e shtet vazhdon!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Në postimin e tij Ramush Haradinaj ka dedikuar disa fjalë edhe për familjen e Nasimi Haradinaj.

 

Ora 11:07
Dënohen me nga 4 vjet e gjysmë burgim dy udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së

Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, duke i dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

"Në emër të popullit të Kosovës, trupi gjykues ju shpall ju fajtor për: pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pengim të personave zyrtarë përmes pjesëmarrjes në grupe, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të informacionit të fshehtë dhe shkelje nëpërmjet zbulimit të identitetit dhe informacioneve për dëshmitarët e mbrojtur", tha gjykatësi Charles Smith III.

Gucati dhe Haradinaj u shpallën të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 22/05/2022 10:33

    Për qfar lufte e ke fjalë o tullac…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?