Vjosa Osmani dhe Jake Sullivan

Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Washington, takim me këshilltarin kryesor të Biden, ja çfarë u diskutua

10 Maj 2022, 14:30| Përditesimi: 10 Maj 2022, 15:17

  • Share

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Washington ku po merr pjesë në Konferencën e Mynihut.

Gjatë vizitës Presidentja Osmani ka takuar edhe Këshilltarin Kryesor të presidentit amerikan, Jake Sullivan.

Në një komunikim zyrtar nga Presidenca e Kosovës bëhet e ditur se Osmani dhe Sullivan kanë biseduar lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë dhe me sfidat me të cilat po përballet rajoni.

Osmani gjithashtu ka falënderuar administratën amerikane për rolin kyç në mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë në Evropë.

 “Ajo falënderoi administratën e presidentit Biden për rolin kyç në mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë në kontinentin tonë, e mbi të gjitha për përkrahjen e jashtëzakonshme që historikisht ia kanë dhënë Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në veçanti presidenti Biden”, thuhet në njoftimin e ZPRK-së.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?