Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës

26 Tetor, 12:02| Përditesimi: 26 Tetor, 13:36

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është koha që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës, duke shtuar se ato kanë dëmtuar edhe procesin e dialogun.

“Sot kemi nevojë që BE-ja t’i vlerësojë dhe njohë këto arritje. Është koha e fundit që masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Përveç të padrejta, këto masa po dëmtojnë qytetarët dhe kanë dëmtuar procesin e dialogut duke e bërë atë tërësisht të pabalancuar, pabarabartë dhe të pakredibilitet. Heqja e masave është reflektim i nevojave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por do ishte edhe përgjigje ndaj plotësimit të parakushteve që vetë BE-ja i kishte vënë në raport me Kosovën sa i përket këtyre masave”, tha ajo.

Osmani ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’ia njohë arritjet që ka bërë Kosova dhe të ndëshkojë satelitët në Ballkanin Perëndimor që i shërbejnë Rusisë.

Osmani ka theksuar se Kosova po vepron me qasjen pro fqinjësisë së mirë e se Serbia duhet të mbajë përgjegjësinë e vet për aktin terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

“Është fat i keq për sigurinë e rajonit që në Ballkanin Perëndimor një shtet vazhdon të jetë sateliti më i fortë i Rusisë në Evropë, e ajo është Serbia. Është koha e fundit që vendosmëria që BE ka treguar ndaj Rusisë, të tregohet edhe ndaj satelitëve dhe shërbyesve të Rusisë në rajonin tonë. Kjo është me rëndësi sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për aktiv e agresionit ndaj Kosovës të kryer përmes forcave paramilitare terroriste në shtator gjë që sipas Shtëpisë së Bardhë ka pasur për qëllim të destabilizojë jo vetëm Kosovën por tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë presidentja në konferencë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.


Lajmi kryesor:

Von der Leyen në Kosovë, Osmani i kërkon heqjen e masave ndëshkuese dhe reagim ndaj Serbisë! Presidentja e KE: Duhet ende punë


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?