Chelsea 1-1 Palace

Premier League/ Liverpool i shënon tripletë Unitedit në 'Old Trafford' dhe ndjek Cityn në krye! Chelsea ndalet në shtëpi 1-1 nga Palace, Newcastle mposht 2-1 Tottenhamin

1 Shtator, 19:00| Përditesimi: 1 Shtator, 19:10

  • Share

Premier League e futbollit në Angli vijon këtë të diel me ndeshjet e radhës për raundin e tretë. Në 14:30 Chelsea dhe Crystal Palace barazuan 1-1, ndërsa Newcastle mposhti 2-1 Tottenhamin. Në "Old Trafford", Manchester United u mposht 0-3 nga Liverpool në Derbin e Anglisë.

Në "Stamford Bridge" Chelsea i Marescas u ndal 1-1 nga Palace në derbin e Londrës. Paçka se vendasit kaluan të parët në epërsi me Nicolas Jackson në minutën e 25-të, ishte Eze në pjesën e dytë që vendosi ekuilibrat. Një humbje, një fitore dhe një barazim për Chelsean këtë sezon të ri.

Në "St. James Park", Newcastle bëri gjithçka vetë dhe mundi 2-1 Tottenhamin. Vendasit kaluan në epërsi me Barnes në minutën e 37-të, para se autogoli i Burn të vendoste ekuilibrat në fraksionin e dytë. Isak në të 78 minutë vendosi fitoren e Newcastle në pjesën e dytë.

Në "Old Trafford" vendasit e Manchester United nuk mundën të ndalnin dot furinë e Liverpoolit, me miqtë që fituan 0-3 në Derbin e Anglisë. Arne Slot mposhti ten Hag në stol, me holandezët që u vendosën përballë me ide të ndryshme. Duhet theksuar se dy golat e parë të Liverpool erdhën pas dy gabimeve të Casemiros, me Salah që asistoi për Luis Diaz (2x). Ndërkohë që Salah në pjesën e dytë vulosi sfidën për 0-3. Me nëntë pikë pas tre ndeshjeve të para, Man. City dhe Liverpool prijnë tabelën e Premier League.

Premier League, raundi 3:

E diel, 01 shtator 2024

14:30

Chelsea 1-1 Crystal Palace

Neëcastle 2-1 Tottenham

17:00 Manchester United 0-3 Liverpool

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?