Policia e Dibrës dhuron gjak për fëmijët talasemikë

16 Maj 2022, 14:28| Përditesimi: 16 Maj 2022, 14:39

  • Share

Krahas angazhimeve të tjera të përhershme, për sigurimin e rendit e sigurisë publike,  Policia e Dibrës iu përgjigj pozitivisht thirrjes së spitalit Rajonal të qytetit të Peshkopisë për dhurim gjaku.

Punonjës të forcave “Shqiponjat” të Rrugores ,  Rendit dhe të Hetimit të Krimit  të Drejtorisë Vendore Dibër  dhuruan gjak, paraditen e sotme, duke dëshmuar se Policia është dhe mbetet përherë pranë komunitetit dhe në shërbim e ndihmë të tij.

Drejtori Vendor i Policisë Drejtues i Parë Skënder Hita, u shpreh se  "Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të Policisë së Shtetit dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë".  Ky solidarizim dhe kontribut do të vijojë dhe në ditët e ardhshme nga strukturat e tjera të Policisë.

#DhuroJetëDhuroGjak

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?