Pogradec/ ‘Crazy Brothers’, aktori Gent Hazizi sjell Standup Komedi: Luftë disa fenomeneve degraduese

23 Qershor, 19:15| Përditesimi: 23 Qershor, 19:23

  • Share

Stand Up komedi Bar është ngjitur në skenën e pallatit të kulturës në Pogradec. Aktori Gent Hazizi në një monolog komedie ka përcjellë të qeshura për publikun, me tema që godasin fenomene kryesisht televizive dhe me nota humori shpalos marrëdhënien në familje dhe në çift.

Hazizi zbulon arsyen pse ai e ka quajtur këtë stand up komedi “crazy brothers”, sepse sipas tij duhet të jesh pak i “çmendur” për t’i thënë gjërat troç.

Me mllef, standup komedia kundërshton disa opinionistë e personat publikë që përçojnë degradim, ndërsa është shfaqur në disa qytete.

Aktorin nuk e shqetësojnë numrat e pjesëmarrësve në sallë, ndërsa thotë se kjo shfaqje synon ta afrojë publikun me skenën dhe ta largojë nga teknologjia.

Ndalesat e radhës të Gent Hazizit me këtë stand up komedi do të jetë në Patos dhe Lushnjë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?