Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm me makinë, arrestohet një 36-vjeçar në Gjirokastër

13 Maj 2022, 09:28| Përditesimi: 13 Maj 2022, 09:40

  • Share

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

I riu Lefter Dauti është kapur në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur "Majkosh", duke i transportuar emigrantët me një automjet tip “Ford” kundrejt shpërbemit me premtimin se do t’i çonte drejt vendeve të BE.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?