‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

29 Nëntor, 17:20| Përditesimi: 29 Nëntor, 17:29

  • Share

‘Një ekspozitë e re për Isa Boletinin do të vijë së shpejti, me fakte historike dhe me foto të papublikuara më parë’, kjo është bërë me dije nga stërnipi i tij Gazmend Boletini.

Në një lidhje skype ditën e sotme për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report tv me gazetarin Nertil Agalliu, stërnipi i tij u shpreh se faktet historike përveç se nga Kosova do të jenë edhe nga vende të tjera si Shqipëria dhe Maqedonia.

‘Unë jam i kënaqur sepse kulla do të kalojë edhe një faze të re, sepse ne jemi duke përgatitur edhe ekspozitën e Isa Boletinit këtu në kullën tonë. Ekspozita do të përmbledh të gjitha faktet historike, jo vetëm nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia ku janë shqiptarët, por edhe dokumente të huaja nga Stambolli, Londra  Bukureshti, Vjena.

Këto dokumente nuk janë publikuar asnjëherë më parë. Janë edhe foto nga djemtë e Isa Bletitni kur ata shërbenin në Kosovë në Maqedoni të Veriut dhe në Shqipëri. Do të jetë gjithçka e re. Kulla jonë nuk ishte vetëm kullë qëndrese, por edhe një shkollë. Boletini hapi shkollën e parë këtu, prandaj ai kishte një vizion të madh edhe pse vetë nuk pati mundësi që të shkollohej vet, por shkollojë nipat dhe djemtë e tij’, tha ai.

Teksa foli për festimet e 28 nëntorit në kullën e Isa Boletinit në Zveçan, ai tha se në kullë ka pasur vizita nga qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria si edhe përfaqësues të qeverisë në Kosovë.

‘Po kemi pasur shumë vizita edhe nga institucione dhe nga qeveria dhe nga qytetarë. Morën pjesë ministra dhe qytetarë të shumtë dhe festa vijon akoma në kullën tonë. Po edhe nga Shqipëria erdhën si nga Shkodra, Korça, Kavaja, Durrësi dhe Elbasani, na sollën edhe dhurata. Dua që të falenderojë edhe ambasadorin Petrit Malaj sepse ishte i pari që na nderoi me vizitën e tij dhe njerëz të tjerë që nderuan varrin e Isa Boletinit. Vizita e tyre për ne ishte nder i madh. Kulla jonë ishte epiqendra e vizitave të 28 nëntorit’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?