Turisti i dëmtuar

Kronikë

Po ngjiste malet me motoçikletë, turisti gjerman bie në humnerë në Tepelenë, thyen këmbën

8 Shtator 2021, 12:38| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 13:43

  • Share

TEPELENË-Një turist gjerman ka rënë në një humnerë në fshatin Salari të Tepelenës teksa ishte duke ushtruar sporte malore me një motoçikletë. 57-vjeçari O. L., banues në Gjermani,  ishte duke ngjitur një shteg mali për të ngjitur majën e tij, por ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka rënë në humnerë.

Ambulanca ka bërë të mundur nxjerrjen e turistit nga humnera, i cili ka marrë dëmtime në këmbë. Ai është dërguar në spitalin e Tepelenës për marrjen e trajtimit të nevojshëm.

Ditën e djeshme në Armen të Selenicës një turist anglez që ecte me motor u aksidentua dhe ndërroi jetë. 49-vjeçari ka qenë duke zhvilluar hiking me motoçikleta buzë lumit Shushicë, por ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar duke humbur jetën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?