Planet e gatishmërisë shëndetësore, Brataj: Spitali i Traumës do të jetë në dispozicion të tifozëve të Romës, Sanatoriumi për holandezët

25 Maj 2022, 13:22| Përditesimi: 25 Maj 2022, 14:44

  • Share

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli në një intervistë për ‘Report Tv’ në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Andi Kapxhiu duke thënë se janë përgatitur për finalen e madhe të Conference League, mes ekipit italian të Romës dhe ekipit hollandez të Feyenoord.

Nëse do të ketë sërish përplasje të tifozëve, planet e gatishmërisë shëndetësisë janë që spitali i Traumës të jetë në dispozicion të tifozëve të Romës, ndërsa Sanatoriumi për ata të Feyenoordit. Ekipe të stafeve mjekësore do të ketë edhe në tre fan zone të kryeqytetit si dhe në aeroportin e Rinasit.

“Janë tre plane, është i asistencës brenda stadiumit ku janë përfshirë 7 ekipe fikse në dhomat e stadiumet, ka një shtrat për çdo qendër nëse ndonjë person do të përkeqësohet, janë 8 ekipe të lëvizshme në çdo unazë të stadiumit, 2 autoambulanca, një për futbollistët në tunel dhe një në pjesën e jashtme të stadiumit nëse do të jetë e nevojshme do të trasnferohet ndonjë pacient, edhe ambulanca do të spostohet në infermierinë e përgjithshme.

Sa i përket planit të qytetit, janë tre Fan Zone, tek Amfiteatri me tifozët e Romës, tek pedonalja janë të Feyenoordit dhe te Sheshi Skënderbej është e hapur për qytetarët, shqiptarë apo të huaj. Këto kanë nga një autoambulancë përkatëse. Të gjithë ato që kemi në dispozicion për qytetin vijojnë punën e tyre. Kemi çuar dhe një tjetër në aeroport. Plani i tretë është i spitaleve dhe siç UEFA veproi me organizimin e tifozerive, e njëjta është bërë me spitalet. Spitalet janë ndarë se nëse ka zënkë, meqë italianët janë të shumtë në numër të jetë në dispozicion spitali i Traumës dhe për hollandezët të jetë Sanatoriumi. Nëse do të ketë të infektuar me Covid, do të shkojnë drejt QSUT”, tha Brataj.

Ndër të tjera, Brataj zbuloi se në këtë ndeshje do të mbështesë Romën pasi ka qëndruar 26 vite në Itali. Sonte në orën 21:00 është finalja Europiane e Conference League. Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane. Sot priten të vijnë mbi 70 mijë tifozë të tjerë, ndërsa mbrëmja e kaluar ishte e vështirë pasi pati incidente dhe tensione në të gjithë kryeqytetin.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?