Plagosja për tradhti tek Komuna e Parisit/ Gazetari: E qëlloi në pjesët intime! Avokatja: Krime që vijnë nga krenaria boshe

3 Shtator, 21:51| Përditesimi: 4 Shtator, 07:28

  • Share

Krimet e pasionit që tronditën Tiranën këtë verë u diskutuan në emisionin e parë të 'Repolitix' për këtë sezon.

Ngjarja e rëndë tek Komuna e Parisit më 19 gusht të këtij viti kur efektivi i policisë, Erion Goxhara plagosi me armë drejtorin në ERE, Lorenc Kosta pasi ky kishte marrëdhënie me gruan e tij u debatua me të ftuarit.

Gazetari Sokol Dema u shpreh për Denis Mingën se ngjarja ishte e mirëmenduar prej efektivit Goxhara dhe se kishte qëllim ta godite në pjesë intime të trupit.

'Kjo është natyra e atyre ngjarjeve që ndodhin rëndom jo vetëm në Tiranë por edhe në territor, por kishte të veçantë të qenit efektiv policie që dëmton një person që dyshon se ka patur lidhje intime me gruan. E bën ngjarjen më të madhe se tek personat normalë. Ka krijuar një plan, atë çfarë do bënte dhe kur e takoi e kreu. Edhe dosja hetimore e thotë që nuk patur synim për ta vrarë. Tha se nuk kishte synim ta vriste. Kemi një marrëdhënie të bashkëshortes me shefin e zyrës. E qëlloi në pjesën e mesit në gjymtyrët intime.

Po të donte ta vriste do ta kishte vrarë. Ka qenë i vetëdijshëm. Deklarimet e tij pas ngjarjes kanë dhënë pendesë. Mënyra si e ekzekutoi, ishte e mirëmenduar dhe jo pa qëllim në pjesët intime. Ishte gjakftohtë dhe bëri video, e shpërndau videon tek bashkëshortja, tek familjarët. Ka qenë një lloj ngjarje ku ishin të ndarë reagimet edhe përmes forcave të rendit. Shumë e kanë mbështetur, në aspektin moral. Por opinioni publik ka patur mbështetje masive kundrejt efektivit. Kemi një imazh dhe koncept të moralit që përshkuhet nga vetë individët.'

Psikologia Marsela Lekli sheh me shqetësim suportin që shoqëria ka dhënë për efektivin që edhe filmoi plagosjen ndaj Kostës.

'Shoqëria e ka suportuar zotërinë. Suporti më i madh ka qenë nga ana mashkullore. Po të shihje komentet kanë qenë nga ana mashkullore ku thuhej mira ja bëre. Nëse tradhtia brenda familjes, edhe ai person që ishte baba ka gjetur një boshllëk dhe është futur në atë familje. Si në të gjitha rastet e krimit të pasionit. Tregon se ka patur diçka në marrëdhënie që u fut dikush. Pastaj nëse ka qenë për pasion, i di zonja. Në momentin që ka marrë një akt të tillë, kemi raste kur gruaja e ka falur bashkëshortin për tradhtinë.

Gjithmonë femra ka qenë ajo e nënshtruara. Rasti konkret ishte shembull por shumë meshkuj mund të ndjekin atë shembull. Po themi që po emancipohemi, por ngelemi me gjak shqiptari. Dhe nuk e pranon dot një mashkull shqiptar që një bashkëshorte e ka tradhtuar. Mendoj se gjëja që e ka vrarë ka qenë fakti që ata njiheshin. Ndoshta mund ta tradhtonte me dikë vite të shkuar. por duke e njohur këtë njeri, pinin kafe. Të tilla gjeste po shkatërrojnë një familje. Ai me atë të vetën ecën me nderin e tij lart se nuk pranoi tradhtinë e bashkëshortes.'

Avokatja Nexhi Beqiri thekson se kjo ngjarje vjen si pasojë e krenarisë boshe, ndërsa mund të zgjidhej ligjërisht me divorc.

'Më bën përshtypje se nëse ky burrë e donte gruan e vet mund të kishte gjetur mënyra të tjera që ta zgjidhte. Mund të kërkonte zgjidhjen e martesës dhe të mos arrinte në këtë akt. Nuk kemi pse justifikojmë gjëra që kanë të bëjnë me të shkuarën e Shqipërisë. Edhe kur ka probleme sentimentale gjëja më e mirë është që të vësh trurin në punë dhe jo një krenari që nuk të çon gjëkundi. Ky gjoja vuri në vend krenarin ë tij përpara shokëve përpara farefisit, dmth ky gjoja vuri krenarinë dhe krijoi një problem aq të madh për veten e tij, për gruan. Pse njerëzit nuk i besojnë zgjidhjeve ligjore, sepse është krenaria boshe. I është prekur sedra. Gjëja më korrekte, për atë grua mos rri më në atë zyrë, mos puno me të dhe ti thoshte se nuk rri më me ty, një zgjidhje martese dhe secili në punë të vetë. Ka rrugë të tjera zgjidhje. Ajo grua është mama e dy fëmijëve.'

Sipas ekspertit të sigurisë, Artan Rexhepi ngjarja është shumë komplekse aq më tepër që hyn në lojë edhe pasioni njerëzor.

'Do ja sekuestroja telefonin viktimës. Është vepër e rëndë. Por nuk jemi makina. Punonjësi i policisë nuk duhet ti nxehet gjaku. Bashkëshortja është shkak i konfliktit. Ajo grua në Shkodër vrau tre fëmijë, po ta kishte bërë një mashkull do ta kishin masakruar mediat. Krimi është krim, nuk ka gjini. Ai duket që nuk ka patur dëshirë ta vrasi. Është një pasion shumë i ngarkuar.

I çon videon të gjithëve, ka qenë në presion. Ja ka shpërndarë njerëzve me të cilët ka konsumuar këto biseda. Të pish kafe me tjetrin dhe të ulesh m gruan, ka ca norma. Mund të kemi të bëjmë me një tentativë të tipit unë jam shefi. Njerëzit që janë përfaqësues ligji, që janë në armë duhet të jenë në teste psikologjike shumë të forta. Duhet të ketë psikologe në komisariate. Nëse do kishte psikologe ajo ngjarja do ishte shmangur.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pet.: 04/09/2024 11:51

    Avokatja flet pa lidheje logjike te gjerave: Bashkeshorti me kete veprim i tregoj gjithe dynjase qe gruaja e ka tradhetuar, prandaj ketu nuk ka vlere aspak "Vuri ne vend krenarine perpara farefisit apo shoqerise". Besoj qe eshte me ved perzgjedhja e te ftuarve , qe te kene per te thene dicka me vlere.

    Përgjigju
  • Dakord: 04/09/2024 09:19

    Mirë avokatja që aq di aq thotë por psikologes nuk i falet "arsyetimi"!! Pse zhuljeta vrau veten kur mund të vazhdonte jetën?? Askush nuk mund të futet në kokën e tjetrit. Edhe kodi penal e njeh tronditjen psiqike! Polici nuk qëlloi mbi gruan e vet siç ndodh rëndom në Shqipëri. Ç'është kjo fjali e ndyrë "gjeti boshllëk në martesën e tyre"??

    Përgjigju
  • Fadili: 03/09/2024 22:54

    E kemi peshqesh prej dikujt shprehjen “toke e xanum “

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?