Ish konkurent i Big Brother/ Ja cili është një prej të arrestuarve të 'Tempulli 4'! Punonte si menaxher lokali nate në 'bllok', shpërndante kokainë për klientët VIP

16 Shtator, 11:00| Përditesimi: 16 Shtator, 17:24

  • Share

TIRANË - Personi në foto është Armand Haderllari, 48 vjeç. Shumë e mbajnë mend nga pjesëmarrja e tij në edicionin e tretë të “Big Brother Albania” në vitin 2010. Prej asaj kohe Haderllari ka mbajtur një profil të ulët publik, kryesisht si menaxher lokalesh në Tiranë, derisa së fundi, antidroga e Tiranës e arrestoi në mesin e 24 të dyshuarave në operacionin “Tempulli 4”.

Ish-banori i “Big Brother” punën e menaxherit në një lokal në zonën e ish-bllokut, e shfrytëzonte edhe për të shpërndarë kokainë, tek klientë kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në Tiranë. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, 12 mijë lekë për 1 gram. Antidroga po heton se cilët janë bashkëpunëtorët e tij që e furnizonin me drogë.

Në operacionin “Tempulli 4”, policia hasi për herë të parë në futjen e drogës së rrezikshme sintetike LSD në vendin tonë, përmes postës nga Serbia. Tregu ballkanik është kthyer në të parapëlqyer për shpërndarësit, të cilët kësaj here, në dallim nga llojet e tjera të drogave, mundën ta sjellin përmes postës pa u vënë re. Kjo lloj droge futet poshtë gjuhës nga përdoruesit. Efektet i ka shumë të shpejta dhe të rënda në organizëm, nisur nga dhimbja e kokës, temperatura, të vjellat e deri te efektet në vijimësi të problemeve të shëndetit mendor.

2 ditë më parë Antidroga finalizoi fazën e katër të operacionit “Tempulli” me 28 urdhër arreste, të shpërndarë në të gjithë kryeqytetin, duke sekuestruar 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 350 doza LCD, celularë dhe makina të personave të implikuar.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndoca: 16/09/2024 17:52

    A dor e zez ky a? Ka gabelt e aluminit a?

    Përgjigju
  • Shqip: 16/09/2024 11:59

    Kok rroçk surat muti

    Përgjigju
    • Greqisht: 16/09/2024 15:30

      KOK TALEBAN...

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?