Foto ilustruese

Pjesa më madhe e qytetit të Lezhës pa energji elektrike, dëmtohet kabulli gjatë punimeve që po kryhen nga një firmë private

27 Maj 2022, 11:23| Përditesimi: 27 Maj 2022, 11:31

  • Share

Pjesa më e madhe e qytetit të Lezhës është pa energji elektrike që prej orës 10:00 të ditës së sotme. Dëmtimi i linjës nga një firmë private pranë nënstacionit elektrik ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë ndërsa OSHEE po ndërhyn për riparimin e defektit.

Furnizimi me energji do të bëhet nga mënyra alternative. Burime nga OSSHEE  kanë bërë me dije se ndërprerja e energjisë erdhi pas dëmtimit të kabullit që furnizon me energji një pjesë të qytetit. Kabulli u dëmtua gjatë punimeve që po kryhen nga një firmë private pranë nënstacionit.

Grupet e punës kanë identifikuar rastin dhe po punojnë për riparimin e dëmit. Nga ana tjetër po synohet gjetja e mënyrave alternative për të siguruar energji deri në riparimin e defektit që sipas OSSHEE do të kërkojnë pak kohë.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?