Pispili me spinaq, labot, qepë të njoma dhe djathë nga zonja Albana

17 Tetor, 12:11| Përditesimi: 17 Tetor, 12:12

  • Share

Pispili me spinaq, labot, qepë të njoma dhe djathë

Përbërësit:

  • 500 gr spinaq
  • 200 gr labot
  • 3 qepë të njoma
  • 200 gr djathë i bardhë
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1 gotë miell misri
  • 1 gotë qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lgj fara chia
  • 1 lgj fara të ndryshme
  • Kripë, piper
  • Majdanoz, kopër

Përgatitja:

Pasi e lajmë spinaqin dhe labotin, e grijmë dhe e shtypim me dorë, më pas e shtrydhim sa t'i dalë uji i tepërt dhe e vendosim në një tas. Shtojmë vezët, qepën, djathin, gjysmën e qumështit, vajin, kripën, piperin, majdanozin dhe koprën. I trazojmë mirë dhe në fund shtojmë tre lugë gjelle miell misri. Shtojmë pak vaj ulliri në fund dhe fara të ndryshme dhe e shtrojmë pispilinë në tavë të lyer me vaj dhe të pudrosur mirë me miell misri. E shtrijmë me lugë dhe sipër masës hedhim përsëri miell misri dhe qumësht për ta njomur. E pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?