Nën akuzë për korrupsion, Piro Xhixho paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje (VIDEO)

30 Tetor, 11:19| Përditesimi: 30 Tetor, 11:46

  • Share

TIRANË- Ish-drejtori i AKEP, Piro Xhixho është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, detyrim paraqitje të caktuar ndaj tij në dosjen e çiftit Meta-Kryemadhi. Ndaj Xhixhos fillimisht ishte caktuar masa arrest në shtëpi, por për shkak të gjendjes shëndetësore gjykata i ndryshoi masën në detyrim paraqitje.

Piro Xhixho, babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion pasiv. Sipas SPAK, ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e një kompanie telefonike celulare që të lidhin kontratë interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike me kompaninë UNIFI Holldings në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku.

Po ashtu, sipas SPAK Xhixho ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Po ashtu, emri i Xhixhos del edhe tek marrëveshja për futjen në treg fibrave optike, të cilën e mori kompania e Shatkut, falë pushtetit të Metës dhe Kryemadhit.

Në masën detyrim paraqitje është lënë edhe Monika Kryemadhi, në akuzë pastrim parash korrupsion pasiv dhe mosdeklarim të ardhurash. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj të cilit është caktuar masa arrest me burg. Ndërkohë, në detyrim paraqitje, është edhe Ema Çoku, mikeshë e Kryemadhit, nën akuzë pastrim parash.

Akuzat dhe masat e sigurisë
1 - Ilir Meta - 'arrest me burg'
3 akuza: "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. 
2- Monika Kryemadhi- 'detyrim paraqitjeje'
3 akuza - "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. 
3- Ema Çoku- 'detyrim paraqitjeje'
Akuza: Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në bashkëpunim.
4- Piro Xhixho- Detyrim me paraqitje
Akuza: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?