Igor Kokunov

Gjykata Kushtetuese pezullon ekstradimin e 'mafiozit' rus Igor Kokunov, avokati: Po dëbohet drejt Rusisë

30 Tetor, 18:55| Përditesimi: 30 Tetor, 21:58

  • Share

Procedurat e ekstradimit të rusit Igor Kokunov, i kërkuar nga Rusia për lidhje mafioze janë pezulluar përkohësisht

Në mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u theksua se janë kushtet që imponojnë pezullimi e përkohshëm të kësaj procedure, por pavarësisht kësaj avokati Isuf Shehu thotë se Kokunov është dëbuar nga Shqipëria në sheklje të plotë të ligjeve.

60-vjeçari rus i arrestuar në Shqipëri, e refuzonte prej kohësh ekstradimin drejt Rusisë.

Kokunov i shpallur në kërkim nga interpol Moska me akuzën ‘marrje e një pozicioni më të lartë në hierarkinë kriminale u arrestua në Muriqan më 26 gusht 2023. 

Operacioni u kodua “Moscow” dhe u zhvillua nga policia kufitare Muriqanit dhe policia së Shkodrës, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.

Vepra penale për të cilën akuzohet Kokunov parashikon maksimumin e dënimit 15 vjet burg. 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?