Petulla me mollë nga zonja Albana

13 Maj 2022, 13:44
  • Share

Petulla me mollë

Përbërësit:

1 vezë

2 lgj sheqer

10 gr maja e thatë

½ gotë ujë të vakët

2 mollë

6 lgj vaj vegjetal

330 gr miell

1 bustinë vanilje

10 gr fryrës

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Qërojmë mollët dhe i grijmë në blender duke shtuar dhe sheqerin. Shtojmë vaniljen, majanë e thatë, pluhurin pjekës, vezën dhe vajin. I përziejmë mirë dhe fillojmë të shtojmë miellin gradualisht si dhe ujin e vakët. E lemë brumin e petullave të pushojë për rreth 30 minuta. Më pas në një tigan nxehim vajin shumë dhe zhysim një garuzhde në vaj. Vendosim lugë lugë brumë në garuzhde dhe skuqim petullat, të cilat i servirim pudrosur me sheqer pluhur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?