Dmitry Peskov

Peskov: Qëllimi i operacionit special ushtarak në Ukrainë mbetet i pandryshuar

7 Shkurt, 16:21
  • Share

Qëllimi i “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë mbetet i pandryshuar”. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp.

Ai u pyet nga gazetarët nëse synimet e Moskës kishin ndryshuar me afrimin e dyvjetorit të pushtimit, raporton Sky News.

Peskov theksoi see shpëtimi i jetëve dhe sigurimi i sigurisë së Federatës Ruse në sfondin e përpjekjeve për të “thithur Ukrainën në NATO” janë ndër qëllimet kryesore.

“Demilitarizimi, denazifikimi dhe garantimi i sigurisë së njerëzve që jetojnë në ato rajone që tashmë janë bërë ruse, duke i mbrojtur ata nga sulmet e drejtpërdrejta dhe duke shpëtuar jetën e tyre", tha Peskov.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?