Përvlak me mëlçi pule nga zonja Albana

11 Maj 2022, 13:21| Përditesimi: 11 Maj 2022, 13:22

  • Share

PËRVLAK ME MËLÇI PULE

Përbërësit:

4 lgj miell misri

1 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

500 ml dhallë

400 gr mëlçi pule

1 qepë e thatë

Spec i kuq pluhur

Kripë, piper i zi

Bimë aromatike

Përgatitja:

Në një lugë gjelle vaj ullliri dhe një lugë gjalpë kaurdisim miellin e misrit. Sapo mielli të ndryshojë pak ngjyrë shtojmë dhallën dhe e trazojmë që mielli të mos kokrrizohet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë derisa masa të lidhet. Ndërkohë paralelisht në një tigan kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me mëlçitë e prera në copëza. Rregullojme shijen me kripë dhe piper të kuq dhe e servirim polentën me mëlçitë sipër spërkatur me bimë aromatike sipas dëshirës.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?